KAHI Seoul Wrinkle Bounce Skin Fit Blending Essence është një esencë e formulimit të lartë, e cila ushqen dhe rigjeneron lëkurën për të ruajtur ekuilibrin e saj të pH-it. Ky produkt i jashtëzakonshëm përmban përbërësin më të përfolur- PDRN, një molekulë unike e përftuar nga salmoni, që është vlerësuar për aftësitë e tij rigjeneruese dhe efektin anti-rrudhë. Në kombinim me Kompleksin e Salmonit, duke përfshirë Kolagjenin e Salmonit, PDRN fuqizon prodhimin e kolagjenit dhe rikthen elasticitetin e lëkurës, duke zbutur dukshëm shenjat e lodhjes dhe rrudhat e imëta. Nga ana tjetër, formula e pasur me nëntë lloje të acidit hialuronik depërton në shtresat më të thella të lëkurës, duke siguruar një hidratim të thellë dhe afatgjatë. Ndërsa, kapsulat me ekstrakt natyral Agar ndihmojnë në depërtimin intensiv të hidratimit për një ndjesi të butë dhe të rehatshme në lëkurë. Ky produkt përmban gjithashtu vaj natyral të fermentuar nga ishulli Jeju dhe manaferrat Schisandra, të cilat ushqejnë lëkurën me antioksidantë të fuqishëm dhe ndihmojnë në përthithjen e përbërësve të tjerë, duke bërë që lëkura të përfitojë në mënyrë maksimale. Me një aplikim të vetëm, lëkura ndjehet e butë, e freskët dhe plot jetë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, aplikoni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
kompleks të salmonit, kolagjen dhe PDRN, manaferra Schisandra, nëntë lloje të acidit hialuronik, Agar
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Butylene Glycol, Propanediol, Glycerin, Pentylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Betaine, Niacinamide, 1,2-hexanediol, Chondrus Crispus Extract, Saccharum Officinarum (Sugar Cane) Extract, Eclipta Prostrata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Irish Moss Powder, Moringa Oleifera Seed Oil, Candida/Garcinia Cambogia Ferment, Oryza Sativa (Rice) Germ Oil, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Schizandra Chinensis Fruit Extract, Kappaphycus Alvarezii Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Lithospermum Erythrorhizon Root Extract, Hydrolyzed Collagen, Sodium Hyaluronate, Althaea Rosea Flower Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Agar, Polyacrylate Crosspolymer-6, Algin, Tromethamine, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Gellan Gum, Tocopherol, Sodium DNA, Soluble Proteoglycan, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, PEG-9 Diglycidyl Ether/Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Dimethylsilanol Hyaluronate, Carbomer, Disodium EDTA, Sodium Benzoate, Fragrance, Butylphenyl Methylpropional, Gardenia Florida Fruit Extract
KAHI është një markë e re për kujdesin e lëkurës nga Koreja e krijuar në vitin 2020, e cila është e përqëndruar të ndihmojë këdo të kenë një lëkurë rinore, përmes produkteve të fuqishme por me formulime të buta, dhe aspak agresive. Emri i markës KAHI është një fjalë e përbërë nga shkronjat e para dhe të fundit të alfabetit të gjuhës koreane. Ashtu si Sejong i Madh, Mbreti i Dinastisë Chosun krijoi alfabetin korean për t'a mësuar të gjithë për të mësuar lehtësisht, edhe kjo markë ka si filozofi t'i bëjë të gjithë që përmes produkteve të saj të ndihen lehtësisht të bukur. Produktet e markës KAHI janë të limituara në prodhim, sepse formulimi i tyre është me përbërës shumë të çmuar të marrë nga ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Filozofia e markës KAHI është "Lehtësisht të shikohen rezultatet", ndaj dhe produktet e saj kryesore janë në formë stick-u. Produkti "Bestseller" i markës është balmi: KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick i cili ka tërhequr shumë vëmëndje nga përdorimi i tij nga aktorja e famshme Kim Go-eun në dramën televizive koreane The King: Eternal Monarch. Të gjitha produktet e KAHI janë 100% të prodhuara në Kore.