KAHI Han Gyob Skin SPF48 PA++++

2,700.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.

Përshkrimi

KAHI Han Gyob Skin është një primer shumëfunksionale që shërben për hidratimin e thellë, njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm. Me përmbajtje të lartë prej 3%  hi vulkanik nga Jeju, i nxjerrë nga bima Fraxinus Rhynchophylla, ky krem e hidraton lëkurën dhe ndihmon në rikthimin e freskisë. Falë teknologjisë së patentuar Filmexel, kremi krijon një shtresë mbrojtëse që rrit përthithjen e përbërësve aktivë dhe ruan hidratimin gjatë gjithë ditës. Formula pasurohet me përbërës bimorë të fuqishëm si fruti Tara (i njohur si “Doti”), Selaginella involvens, ekstrakte nga katër lloje frutash jeshilë, Saururus Chinensis, bambu dhe gjethet e Artemisia Princeps, të cilët ndihmojnë në qetësimin, rigjenerimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Gjithashtu, ofron mbrojtje nga dielli me faktor SPF 48 PA++++, duke vepruar si një bazë ideale me efekt natyral “filter” për një pamje të shëndetshme dhe të ndritshme të lëkurës. E përshtatshme për çdo tip lëkure, ky krem është zgjidhja e përkryer për kujdesin e përditshëm dhe efekt të menjëhershëm në përmirësimin e pamjes së lëkurës.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe është i sigurt për lëkurën me ekzemë.

*30ml

Përdorimi

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, dhe përpara fondatinës, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).


Përbërësit

Përbërësit "magjik"

3%  hi vulkanik nga bima Fraxinus Rhynchophylla, Tara (i njohur si “Doti”), Selaginella involvens, ekstrakte nga katër lloje frutash jeshilë, Saururus Chinensis, bambu dhe gjethet e Artemisia Princeps,

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Glycerin, Butylene Glycol, Dibutyl Adipate, Butyl Octyl Salicylate, Bis-ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyltriazine, Diethylaminohydroxybenzoylhexylbenzoate, Ethylhexyltriazone, Phenethylbenzoate Eight, Polysilicon-15, Titanium Dioxide (CI 77891), Niacinamide, Silica, Hydrogenated Polydecene, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Methylenebis-benzotriazolyltetramethylbutylphenol, Bacillus Fermented Extract, Tara Fruit Extract, Ash Tree Extract, Rice Germ Oil, Cotony Extract, Papaya Fruit Extract, Plum Extract, Apple Extract, Grape Extract, Schisandra Extract, Bamboo Wood Vinegar, Chichi Root Extract, Turmeric Root Extract, Artemisia Leaf Extract, Potassium Cetyl Phosphate, Ammonium Acryloyl Dimethyl Taurate/vpicopolymer, Isododecane, Octyldodecanol, Caprylic/capric Triglyceride, Acrylate/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer , Decyl Glucoside, Tromethamine, Polyglyceryl-4 Isostearate, Hydrogenated C6-20 Polyolefin, Isopropyl Titanium Triisostearate, Aluminum Hydroxide, Glyceryl Glucoside, Ethylhexylglycerin, Methylpropanediol , Adenosine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Hdi/trimethylolhexyllactone Crosspolymer, Beta-glucan, Tocopherol, Cetearyl Alcohol, Xanthan Gum, Fragrance, Yellow Iron Oxide (CI 77492), Gardenia Extract, Red Iron Oxide (CI 77491), Black Iron Oxide (CI 77499)

Marka

KAHI është një markë e re për kujdesin e lëkurës nga Koreja e krijuar në vitin 2020, e cila është e përqëndruar të ndihmojë këdo të kenë një lëkurë rinore, përmes produkteve të fuqishme por me formulime të buta, dhe aspak agresive. Emri i markës KAHI është një fjalë e përbërë nga shkronjat e para dhe të fundit të alfabetit të gjuhës koreane. Ashtu si Sejong i Madh,  Mbreti i Dinastisë Chosun krijoi alfabetin korean për t'a mësuar të gjithë për të mësuar lehtësisht, edhe kjo markë ka si filozofi t'i bëjë të gjithë që përmes produkteve të saj të ndihen lehtësisht të bukur. Produktet e markës KAHI janë të limituara në prodhim, sepse formulimi i tyre është me përbërës shumë të çmuar të marrë nga ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Filozofia e markës KAHI është "Lehtësisht të shikohen rezultatet", ndaj dhe produktet e saj kryesore janë në formë stick-u. Produkti "Bestseller" i markës është balmi: KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick i cili ka tërhequr shumë vëmëndje nga përdorimi i tij nga aktorja e famshme Kim Go-eun në dramën televizive koreane The King: Eternal Monarch. Të gjitha produktet e KAHI janë 100% të prodhuara në Kore.



Reviews

Shpërndani

2,700.00 ALL 2,000.00 ALL