-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
JUNISO Urea 9.9 Intensive Multi Balm
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 27 dhe Gusht 28.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
JUMISO Urea 9.9 Intensive Multi Balm është një krem në trajtë balmi shumëfunksional i krijuar për zonat e lëkurës që janë veçanërisht të thata, të ashpra, të plasaritura ose që kanë nevojë për hidratim intensiv. Formula me 9.9% Urea ndihmon në zbutjen e shtresave të trasha dhe të ashpra të lëkurës, ndërsa Glycerin, Squalane dhe vajrat ushqyes ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe rikthimin e butësisë. Ceramide NP dhe Panthenol mbështesin barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit, ndërsa Allantoin ndihmon në qetësimin e menjëhershëm e lëkurës. Formula plotësohet me vajra bimorë si Jojoba, Argan, Camellia dhe Meadowfoam, të cilët ndihmojnë në ushqimin e zonave të thata. Tekstura e pasur e balsamit përthithet shpejt pa lënë ndjesi tepër të yndyrshme dhe mund të përdoret në duar, buzë, kutikula, bërryla, gjunjë, thembra dhe zona të tjera të thata, madje edhe në zona të thata të fytyrës. Për një trajtim më intensiv, mund të aplikohet një shtresë më e trashë para gjumit.
*50ml
Aplikojeni në zonat që kanë nevojë për kujdes dhe masazhojeni deri në përthithje. Riaplikojeni gjatë ditës sipas nevojës. Mos e vendosni mbi plagë të hapura.
Përbërësit "magjik"
9.9% Urea, Glycerin, Squalane, Ceramide NP, Panthenol, Allantoin, Centella
Lista e plotë e përbërësve
Glycerin, Water/Aqua, Butylene Glycol, Urea, Vinyl Dimethicone, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, C9-12 Alkane, Bis-Diglyceryl Polyacyladipate-2, Cetearyl Alcohol, Squalane, Isododecane, Cetearyl Olivate, Caprylic/Capric Triglyceride, Sorbitan Olivate, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Diisostearyl Malate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Sodium Stearoyl Glutamate, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Fragrance, Ceramide NP, Ceramide NP Stearate, Coptis Japonica Extract, Tocopherol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Glycine Soja (Soybean) Oil, Polyglyceryl-10 Oleate/Stearate, Hydrogenated Lecithin, Cocos Nucifera (Coconut) Oil
JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE











