JUMISO Super Soothing Cica & Aloe Sunscreen SPF50+ PA++++ është krem mbrojtës ndaj diellit, i formuluar me filtra mineral fizik (zinc oxide, titanium dioxide), për të cilin lëkura mund të mbrohet maksimalisht. I formuluar me ekstrakt të bimës centella asiatica dhe aloe veras, ky krem ofron njëkohësisht hidratim, qetësim të lëkurës së irrituar, sensitive dhe me tendencë akneike. Ky krem ofron mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të dëmshme të diellit UV, duke mos lejuar aspak depërtimin e tyre në lëkurë. Formulimi i tij me teknologjinë e patentuar Hypersion™️ bën të mundur që ky krem të mos lërë aspak ndjesi ngjitjeje në lëkurë. Konsistenca e tij vjen e plotë, dhe ka kastë të bardhë, por duke e përhapur mirë me duar arrin të mos dallohet. Që në momentin e parë të aplikimit, do të vëreni hidratim të thellë. Ka spektër mbrojtjeje SPF50+ PA++++, dhe është një krem mbrojtës për përdorim të përditshëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

*Ky krem mbrojtës ndaj diellit nuk përmban lëndë të parë, që bllokojnë rrezet UV, që mund ndikojnë ne demtimin e shkëmbinjve koralorë, si: Oxybenzone dhe Octinoxate, duke dhene keshtu kontributin e saj si Marke Kozmetike, ne mbajtjen e nje ekosistemi detar të shëndetshëm dhe të pastër.

Formula e tij është patestuar në kafshë, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

zinc oxide, titaniu dioxide, esktrakt centella asiatica, ekstrakt aloe vera

Lista e plotë e përbërësve

Water, Zinc Oxide (CI 77947), Isononyl Isononanoate, Butyloctyl Salicylate, Caprylyl Methicone, Hexyl Laurate, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Dicaprylyl Carbonate, Titanium Dioxide (CI 77891), Acrylates Copolymer, Dipropylene Glycol, Propanediol, Isododecane, Disteardimonium Hectorite, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Polyglyceryl-6 Polyhydroxystearate, Centella Asiatica Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Trimethylsiloxysilicate, Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Polyhydroxystearic Acid, Magnesium Sulfate, Polyglyceryl-2 Isostearate, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Triethoxycaprylylsilane, Polyglyceryl-6 Polyricinoleate, 1,2-Hexanediol, Coco-Caprylate/Caprate, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Aluminum Hydroxide, Stearic Acid, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Sorbitan Isostearate, Cetyl Palmitate, Hydroxyacetophenone, Sorbitan Olivate, Sorbitan Palmitate, Butylene Glycol, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Polyglycerin-6, Tocopherol, Ascorbyl Palmitate

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

JUMISO Super Soothing Cica & Aloe Sunscreen SPF50+ PA++++

1,800 ALL 2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI