JUMISO Super Soothing CIca & Aloe Essence Toner ashtu si edhe serumi i linjës JUMISO Super Soothing Cica & Aloe Facial Serum i adresohet lëkurës sensitive, të dehidratuar dhe të irrituar. Toneri esencë është i formuluar me ujë mineral, i cili ka strukturë molekulare më të vogla se uji i zakonshëm, për të depërtuar thellësisht në të gjitha shtresat e lëkurës! Formulimi me ekstrakt të bimës centella asiatica dhe ujë të gjetheve të bimës aloe vera mundëson qetësimin e menjëhershëm të lëkurës, dhe minimizimin e skuqjes apo irritimit, duke balancuar nivelin e pH të saj. Ky toner ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon gjithashtu në përmirësimin e strukturës së lëkurës duke forcuar barrierën natyrale të kësaj të fundit. Pas aplikimit do të vëreni një super shkëlqim dhe shëndet të lëkurës. Veçantia e këtij toneri është që përshtatet me të gjithë tipet e lëkurës.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: vajra esencial, paraben, alkool, fragrancë artificiale, 

*125ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

ujë mineral, ekstrakt Centella Asiatica, ekstrakt nga gjethja Aloe Vera

Lista e plotë e përbërësve

Mineral Water, Propanediol, Glycerin, Methylpropanediol, Centella Asiatica Extract, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Raspberry Ketone, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Hyaluronic Acid, Madecassoside, Asiaticoside, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Benzyl Glycol, Erythritol, Hydroxyethylcellulose, Biosaccharide Gum-1, Dipotassium Glycyrrhizate, Polyglucuronic Acid, Water, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Caprylyl Glycol, Panthenol, Allantoin, Pantolactone, Xanthan Gum, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Disodium EDTA

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

JUMISO Super Soothing Cica & Aloe Essence Toner

2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI