-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
JUMISO Snail Mucin 88 + Peptide Facial Cream
900.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 13 dhe Shkurt 14.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
JUMISO Snail Mucin 88 + Peptide Facial Cream është një krem hidratues me një formulë të avancuar, e cila kombinon fuqinë rigjeneruese të 88% ekstraktit të sekrecionit të kërmillit me përfitimet e peptideve dhe niacinamideve. Ky kombinim unik ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit, përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe riparimin e dëmtimeve apo shenjave të saj. Niacinamidet ndihmojnë gjithashtu në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe reduktimin e shfaqjes së poreve, duke e bërë lëkurën të duket më e pastër dhe më e ndritshme. Formula rigjeneruese përthithet shpejt nga lëkura pa lënë ndjesi ngjitëse apo yndyrore, gjë që e bën të përshtatshme për përdorim të përditshëm. E krijuar për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë atë sensitive dhe të dëmtuar, ky krem është jokomedogjenike dhe e sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*30
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
88% ekstrakt të koncentruar nga sekrecioni i kërmillit, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Snail Secretion Filtrate (88%), Niacinamide, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Caprylic/Capric Triglyceride, Betaine, Cetearyl Alcohol, Butylene Glycol, Water, Triethylhexanoin, Phenoxyethanol, Cyclohexasiloxane, Carbomer, Ethyl Hexanediol, Arginine, Allantoin, Sodium Polyacrylate, Sodium Hyaluronate, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Xanthan Gum, Panthenol, Adenosine, 1,2-Hexanediol, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7
JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.
Shpërndani
900.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE