JUMISO Niacinamide 5+ Depuffing Under-Eye Patches

300.00 ALL 250.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 22 dhe Nentor 23.

Përshkrimi

Zona delikate rreth syve është ndër zonat e para ku shfaqen vijat e holla, rrathët e zinj dhe fryrjet, ndaj kërkon kujdes të veçantë për të ruajtur hidratimin, elasticitetin dhe ndriçimin e lëkurës. JUMISO Niacinamide 5+ Depuffing Under-Eye Patches janë maska në formë hidrogjeli për zonën poshtë syve, të krijuara për të reduktuar pamjen e fryrjeve, për të ndriçuar rrathët e zinj dhe për të përmirësuar pamjen e vijave të holla. Formula përmban 5% Niacinamide, e cila ndihmon në njëtrajtësimin e tonit dhe përmirësimin e pamjes së rrathëve të zinj, ndërsa 2% Caffeine ndihmon në reduktimin e pamjes së fryrjeve dhe shenjave të lodhjes. Glutathione plotëson formulën me veprim antioksidues dhe ndihmon në rikthimin e shkëlqimit të zonës rreth syve. Për më tepër, kompleksi i peptideve, përfshirë Acetyl Hexapeptide-8, ndihmon në përmirësimin e pamjes së vijave të holla dhe elasticitetit të lëkurës. Formula plotësohet me 8 forma të acidit hialuronik, Glycerin dhe Allantoin, të cilat mbështesin hidratimin dhe ndihmojnë që lëkura të duket më e lëmuar dhe e freskët. Falë strukturës së tyre prej hidrogjeli, maskat përshtaten lehtësisht me konturet e zonës rreth syve dhe ofrojnë një ndjesi freskie gjatë përdorimit. Janë zgjedhja ideale për personat që dëshirojnë të kujdesen për rrathët e zinj, fryrjet, vijat e holla dhe pamjen e lodhur të syve, duke i dhënë zonës një pamje më të ndriçuar, të hidratuar dhe të çlodhur.

Formula e tyre është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencialë.

*1 çifte { 2 patches}

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 20-30 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet benda tij.

Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Niacinamide, Caffeine, Glutathione, Acetyl Hexapeptide-8, 8 lloje të Acidit Hialuronik, Glycerin, Allantoin

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Niacinamide, Caffeine, 1,2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus, Hydroxyacetophenone, Xanthan Gum, Algin, Agar, Ultramarines, Potassium Chloride, Allantoin, Sucrose, Cellulose Gum, Sodium Polyacrylate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Hexylresorcinol, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Glutathione, Glucose, Caprylyl Glycol, Acetyl Hexapeptide-8, Hexapeptide-9, Nonapeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate

Marka

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.




Shpërndani

300.00 ALL 250.00 ALL