JUMISO Awe Sun Airy Fit Sunscreen SPF50+ PA++++,  është i mbushur me përfitimet e fuqishme të ekstraktit të kërcellit të bambusë. Ky përbërës natyral bën mrekulli duke rritur nivelet e hidratimit të lëkurës tuaj, duke e lënë atë të ndjehet e butë, elastike dhe e freskët. Gjithashtu, formulimi me ekstrakt të vitaminës C, ky krem do t’i dhurojë lëkurës suaj një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit dhe mbajtjen në kontroll të sebumit. Nga ana tjetër formulimi me adenosine dhe tocopherol, e bën këtë krem mbrojtës ndaj diellit të përshtatshëm edhe për personat që dëshirojnë t'ju adresohen shenjave të moshës. Konsistenca e tij vjen e lehtë, dhe duke e përhapur mirë me duar nuk arrin të dallohet asnjë njollë e bardhë nga filtrat fizik. Që në momentin e parë të aplikimit, do të vëreni hidratim të thellë dhe gjithashtu theksojmë se ka spektër mbrojtjeje maksimal prej SPF50+ PA++++, dhe është një krem mbrojtës për përdorim të përditshëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht atë sensitive dhe të yndyrshme.


Formula e tij është patestuar në kafshë, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

 ekstraktt të kërcellit të bambusë, ekstrate të vitaminës C , adenosine dhe tocopherol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Bambusa Arundinacea Stem Extract, Dibutyl Adipate, Butyloctyl Salicylate, Glycerin, Propanediol, Ethylhexyl Triazone, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, Polyglyceryl-3 Distearate, Niacinamide, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Tromethamine, Pentylene Glycol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polysilicone-15, Cardiospermum Halicacabum Flower/Leaf/Vine Extract, Sodium Hyaluronate, Echium Plantagineum Seed Oil, Glyceryl Stearate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Cetearyl Alcohol, Octyldodecanol, Panthenol, Carbomer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Glyceryl Stearate Citrate, Inulin Lauryl Carbamate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Stearoyl Glutamate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Methylpropanediol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil Unsaponifiables, Polyether-1, Tocopherol, Biosaccharide Gum-1

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

JUMISO Awe Sun Airy Fit Sunscreen SPF50+ PA++++

1,700 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI