JUMISO është marka që ka formuluar produkte fantastike për kujdesin e lëkurës, të cilat premtojnë ushqim dhe hidratim të thellë. JUMISO All Day Vitamin Nourishing & Recharging Wash-off Mask është një tjetër produkt "perlë" i kësaj marke. E formuluar me kompleks 15 vitaminash të ndryshme, mes tyre edhe vitaminën C, kjo maskë rrigjallëron lëkurën dhe rrit elasticitetin e saj. Maska ka në përbërje ekstrakt të lëkurës së limonit, e cila ndihmon në eksfolimin e lëkurës nga qelizat e vdekura, dhe i rikthen asaj një pamje plot jetë dhe shkëlqim. Gjithashtu formulimi me glutathione dhe niacinamide, bën të mundur njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe tkurr madhësinë e poreve në dukje. Por nuk përfundon këtu, sepse kjo maskë ka në formulimin e saj edhe retinol (Vitaminë A), e cila trajton shenjat e moshës, duke rritur elasticitetin e lëkurës. Gjithashtu ky përbërës ju ndihmon edhe në trajtimin e akneve apo zbehjen e shenjave të mbetura post-akne. Nga ana tjetër formulimi me acid folik e lë lëkurën të hidratuar, dhe forcon barrierën natyrale të saj, ndërsa acidi linoleik (Vitamina F), ndihmon në rigjenerimin pas dëmtimit nga rrezet UV dhe radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë lehtësisht rrudha në lëkurë. Pra, nëse dëshironi t'i adresoheni hiperpigmentimit, shenjave të moshës dhe ta ktheni lëkurën në të shëndetshme, zgjidhja e duhur është të shtoni këtë maskë në rutinë. Maska është përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra esencial.

*100ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 1 herë ne javë.

Përbërësit "magjik"

vitaminë C, glutathione, niacinamide, retinol, tocopherol, ekstrakt i lëkurës së limonit, acid folik, acid linoleik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Clycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Chlorella Vulgaris Extract, Glucose, Carbomer, Citrus Lemon Peel Powder, Fragrance, Sclerotium Gum, Tromethamine, Fructose, Sodium Polyacrylate, Xantan Gum, Melia Azadirachta Flower Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Dextrin, Theobroma Cacao Seed Extract, Corallina Officinalis Extract, Hippophae Rhamnoides Extract, Tocopherol, Biotin, Cyanocobalamin, Folic Acid, Niacinamide, Thiamine HCI, Bioflavonoids, Glutathione, Linoleic Acid, Menadione, Retinol

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

JUMISO All Day Vitamin Nourishing & Recharging Wash-Off Mask

2,500 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI