JUMISO All Day Vitamin Clean & Mild Facial Cleanser

1,700.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 07 dhe Prill 08.

Pastrues fytyre ujor.

JUMISO All Day Vitamin Clean & Mild Facial Cleanser është një pastrues shumë i butë, i cili largon butësisht papastërtitë e lëkurës, madje edhe makeup-in. Ky larës është i formuluar me vitamina të ndryshme për ta ushqyer thellësisht lëkurën edhe gjatë procesit të pastrimit. Nga ana tjetër formulimi me acid salicilik dhe klorheksidinë mbajnë në kontroll sebumin e tepërt, tkurrin madhësinë në dukje të poreve, trajtojnë aknet dhe largojnë qelizat e vdekura. Ndërsa formulimi me vitaminë C dhe ekstrakt Citrus Unshiu, ndihmojnë në zbehjen e hiperpigmentimit dhe shenjat e mbetura post-akne. Ky larës përmban ekstrakt të frutit Sea Buckthorn, që përmban vitaminë C, E dhe K, të cilët dhurojnë shkëlqim dhe gjallëri lëkurës! Ka veti të fuqishme antibakteriale, anti-inflamatore, antioksiduese dhe krijon një barrierë mbrojtëse në shtresën e lëkurës, duke e mbrojtur këtë të fundit nga radikalet e lira dhe agjentët e jashtëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është jokomedogjenike, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: përbërës EO, alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*150ml

Shpërndani