Është momenti t'i ofroni lëkurës një dozë hidratimi falë përdorimit të kremit ISNTREE Hyaluronic Acid Aqua Gel Cream! Ky krem është i formuluar me 5 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, të cilët kanë masë molekulare të vogël duke arritur të depërtojnë në të gjitha shtresat e lëkurës, për të mundësuar hidratim të thellë. Gjithashtu formulimi me natrium PCA, rrit nivelin e hidratimit në lëkurë pa krijuar aspak ndjesi ngjitjeje në të. Ky krem ka në formulimin e tij squalene, një përbërës ky me bazë bimore dhe ekstrakt të lëngut të gjetheve aloe vera, që mundësojnë lëmim të teksturës së lëkurës dhe qetësim të saj nga çdo irritim i mundshëm. Ky krem përveçse mundëson hidratim të thellë, forcon barrierën mbrojtëse dhe krijon një balancë hidratim-yndyrë. Ky krem është i përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme, mikse dhe atë të dehidratuar.

**Ky krem ka kaluar testin e irritimit të lëkurës të kryer në Institutinn P&K Skin Research Center, i cili ka rezultuar me index 0.0.

*100ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

5 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, squalene, natrium PCA, betaine, ekstrakt centella asiatica, ekstrakt i bimës aloe vera.

Lista e plotë e përbërësve

Water, Methylpropanediol, Coco-Ca prylate/Ca prate, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Biosaccha ride Gum-1, Betaine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Trehalose, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Centella Asiatica Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Portulaca Oleracea Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Houttuynia Cordata Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium PC.A, Phytosqualane, lsostearyl Alcohol, Butylene Glycol Cocoate, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Jojoba Esters, Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, Butylene Glycol, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Allantoin, Xanthan Gum, Ethylcellulose, Propanediol, Phenyl Trimethicone, Pentylene Glycol, Ethylhexylglycerin

Ekipi i ISNTREE hyri në botën e përkujdesjes së lëkurës me hapjen e blog-ut të parë në Korenë e Jugut. Ata arritën një numër të madh ndjekësish falë informacioneve të detajuara për përbërës, formulime dhe produkte të Industrisë së Bukurisë. Në vitin 2012, pas një ekperiencë të gjatë dhe kërkesave të shumta të ndjekësve të tyre, ata krijuan produktet e tyre të para nën markën e tyre ISNTREE. Emri i markës e merr kuptimin nga bashkimi i tre fjalëve që tregojnë mbi filozofinë e saj: IS- island (ishull) N-nature (natyrë) TREE (Pemë). Synimi i ISNTREE është të sjellë për konsumatorët produkte me përbërës të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm për lëkurën duke nxitur bukurinë natyrale tek çdokush që i përdor.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

ISNTREE Hyaluronic Acid Aqua Gel Cream

2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI