ISNTREE Green Fresh Serum, nga marka ISNTREE është serumi i cili do t'i falë lëkurës rigjallërim dhe qetësim të menjëhershëm. I formuluar me mbi 77% ujë nga gjethet e çajit jeshil, i cili përmban: polifenoli, vitamina, minerale etj., të cilët ushqejnë lëkurën, duke ndaluar mbiprodhimin e sebumit në të. Ky çaj ka prejardhje nga zona më e famshme për prodhimin e çajit jeshil në Korenë e Jugut, rajoni Boseong. Ndërsa kompleksi Anti Sebum P, bën të mundësuar rritje të elasticitetit, duke ofruar ekuilibër midis yndyrës dhe lagështisë së nevojshme në lëkurë. Nga ana tjetër, formulimi me niacinamide do të ndihmojë në minimizim të poreve dhe zbehje të njollave kafe. Përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht me atë të yndyrshme dhe sensitive!

*50ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

77% ujë nga gjethet e çajit, Anti Sebum P, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Camellia Sinensis Leaf Extract, Water, Butylene Glycol, Glycerin, Propanediol, Dipropylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Hydroxyacetophenone, Squalane, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Allantoin, Carbomer, Tromethamine, Betaine, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Cetearyl Alcohol, Epigallocatechin Gallate, Glyceryl Stearate SE, Adenosine , Dipotassium Glycyrrhizate, Bacillus Ferment, Vigna Radiata Seed Extract, Camellia Japonica Flower Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Sprout Extract

Ekipi i ISNTREE hyri në botën e përkujdesjes së lëkurës me hapjen e blog-ut të parë në Korenë e Jugut. Ata arritën një numër të madh ndjekësish falë informacioneve të detajuara për përbërës, formulime dhe produkte të Industrisë së Bukurisë. Në vitin 2012, pas një ekperiencë të gjatë dhe kërkesave të shumta të ndjekësve të tyre, ata krijuan produktet e tyre të para nën markën e tyre ISNTREE. Emri i markës e merr kuptimin nga bashkimi i tre fjalëve që tregojnë mbi filozofinë e saj: IS- island (ishull) N-nature (natyrë) TREE (Pemë). Synimi i ISNTREE është të sjellë për konsumatorët produkte me përbërës të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm për lëkurën duke nxitur bukurinë natyrale tek çdokush që i përdor.

Customer Reviews

Based on 2 reviews Write a review

ISNTREE Green Fresh Serum

2,000 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI