Pastrues fytyre vajor

Larës vajor i formuluar me vaj esencial nga fruti i mollës jeshile, i pasur me vitamina dhe acid organik, që bëjnë të mundur pastrimin e thellë dhe eksfolimin e butë të lëkurës nga qelizat e vdekura. Përbërësi i dytë special prej mollës jeshile, është vaji esencial i farave të saj, i pasur me acide yndyrore të pangopura, që e lë edhe lëkurën më të ndjeshme dhe të thatë, të hidratuar e të shëndetshme. Gjithashtu, ky larës është zgjidhja perfekte për pastrimin e zonës delikate rreth syve dhe buzëve, duke mos i shkaktuar aspak irritim.

*150ml

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit "magjik"

vaj esencial i mollës jeshile, vaj esencial i farave të mollës jeshile, ekstakt i gjethes së bimës Camellia Japonica, ekstrakt nga lulja e orkidesë

Lista e plotë e përbërësve

Cetyl Ethylhexanoate, Isopropyl Palmitate, Triethylhexanoin, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-6 Dicaprate, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Diisostearyl Malate, Polyglyceryl-6 Caprylate, Fragrance/Parfum, Water/Aqua/EAU, Coco-Caprylate/Caprate, Pyrus Malus (Apple) Seed Oil, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Butylene Glycol, 1-2 Hexanediol

INNISFREE është markë koreane pjesë e kompanisë më të madhe të Industrisë së Bukurisë në Korenë e Jugut, Amore Pacific. Emri i markës INNISFREE është marrë nga poema lirike "The lake isle of Innisfree" e poetit William Butler Yeats. Kjo poemë shpreh nevojën e personazhit për tu larguar nga qendrat e zhvilluara urbane, për të gjetur paqen dhe lumturinë e munguar e për të shijuar frytet e natyrës së begatë të një ishulli.

Themeluesi i saj Sunghwan Suh, e kaloi fëmijërinë duke parë nënën e tij që prodhonte produkte artizanale kozmetike, e kështu u rrit me dashurinë dhe përkushtimin për përbërësit natyralë që ndihmojnë lëkurën. Ishullin e tij të ëndrrave “Innisfree” e gjeti tek ishulli Jeju, në Korenë e Jugut. Në këtë ishull ai ndërtoi fermën e tij sepse gjeti një ekosistem të veçantë me burime të pasura ushqyese për lëkurën falë: ajrit të pastër, ujit të pasur me minerale, tokës së përbërë nga hiri vullkanik, nivelit të duhur të reshjeve dhe temperaturave optimale.  Kjo është edhe filozofia që qëndron në krijimin e produkte të markës INNISFREE, me përbërje të pastra të ekstraktuara me metoda të veçanta, që sigurojnë formulime inovative për t’iu adresuar të gjitha problematikave të lëkurës, pa përdorur në to përbërës dhe konservantë të rrezikshëm.

 

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

INNISFREE Apple Seed Cleansing Oil

1,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI