I'M MEME Skin Pillow Setting Powder, është e formuluar me përbërës natyral dhe silicë të cilat mbajnë në mënyrën më perfekte sebumin e tepërt, duke dhuruar lëkurë të lëmuar dhe me efekt mat, por pa e ndjerë të thatë. Fikson makeup-in dhe fondatinën në mënyrë perfekte, pa krijuar asnjë krisje të saj në vijat e imëta poshtë syve apo të të gjithë pjesës së mimikës. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk pëmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificale, vajra esencial.

*10gr

Aplikojeni në hapin e fundit të rutinës tuaj butësisht në të gjithë fytyrën, ose pas vendosjes së fondatinës apo korrektorit, kryesisht në zonat e prirura për mbiprodhim yndyre.

Përbërësit "magjik"

Silicë

Lista e plotë e përbërësve

Silica, Dimethicone, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Caprylic/Capric Triglyceride, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Macadamia Integrifolia/Tetraphylla Seed Oil, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Fragrance, Tocopherol, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Leontopodium Alpinum Callus Culture Extract, Spiraea Ulmaria Extract, Sodium Hyaluronate

I'M MEME, një markë filiale e MBX (Memebox)  dhe “marka motër” e PONY EFFECT - tashmë pjesë e koleksionit "Koral Secrets" dhe Nooni. Produktet e markës I'M MEME përvec se ofrojnë cilësi të lartë vijnë edhe me një paketim të thjeshtë dhe të përsosur për riciklim dhe ripërdorim. Koleksioni i tij "I'm Bare", në veçanti ofron produkte për një grim minimal dhe të përditshëm por në të njëjtën kohë argëtues dhe plot shkëlqim! Më të shiturat e I'M MEME përfshijnë I'm Mystery Blur Tint, I'm Tic Toc Tint Lip dhe I'm Multi Lip Crayon. Të gjitha produktet e I'M MEME janë 100% të prodhuara në Kore. 

I'M MEME Skin Pillow Setting Powder

1,400 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI