I'M FROM Rice Whip Facial Cleanser

1,800.00 ALL 1,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 02 dhe Korrik 03.

Përshkrimi

Një nga risitë më të pëlqyera të K-Beauty për pastrimin e butë dhe efikas të fytyrës është I'M FROM Rice Whip Facial Cleanser, një produkt që transformon rutinën e përditshme në një trajtim luksoz. Ky pastrues vjen me një teksturë unike e cila, në kontakt me ujin, kthehet në një shkumë jashtëzakonisht të dendur dhe të pasur (whip), e cila largon në mënyrë të përsosur papastërtitë, sebumin e tepërt dhe mbetjet e makijazhit pa e tharë apo tërhequr lëkurën. Formuluar me ekstraktin e famshëm të orizit premium Goami nga rajoni Yeoju në Korenë e Jugut, ky produkt jo vetëm që pastron, por edhe njëtrajtëson dhe lëmon teksturën e lëkurës që në hapin e parë të rutinës. Falë vetive ushqyese të orizit të kombinuara me përbërës qetësues, ky larës ruan barrierën natyrale të lagështisë dhe e lë fytyrën të ndritshme, të mëndafshtë dhe të freskët. Ky pastrues është mjaftueshëm i butë për t'u përdorur çdo ditë dhe përshtatet mrekullisht me të gjitha tipet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën normale, të kombinuar, lëkurën e thatë që ka frikë nga tharja pas larjes, si dhe lëkurën pa jetë (dull) që kërkon një pamje më rrezatuese dhe të njëtrajtshme.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.

*150gr

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.


Përbërësit

Përbërësit "magjik"

ekstrat orizi

Lista e plotë e përbërësve

Glycerin, Water, Sodium Cocoyl Isethionate, Myristic ACID, Potassium Cocoyl Glycinate, Niacinamide, Methylpropanediol, Disodium Cocoyl Glutamate, 1,2-hexanediol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Sodium Phytate, Polyquaternium-7, Butylene Glycol, Zea Mays (Corn) Germ Oil, Glycol Distearate, Glycol Stearate, Hydrogenated Lecithin, Sodium Benzoate, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Caprylic/capric Triglyceride, Beta-glucan, Ceramide Np, Lactic ACID, Gluconolactone, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Salicylic ACID, Capryloyl Salicylic ACID

Marka

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.




Shpërndani

1,800.00 ALL 1,200.00 ALL