Falë suksesit të tonerit I'M FROM Rice Toner, është krijuar në këtë linjë serumi: I'M FROM Rice Serum! Ky serum është “magjik”, i formuluar me 73% ekstrakt orizi embrioni të fermentuar, i cili ruan 65% më shumë të vlerës ushqyese, edhe pse ka madhësi më të vogël, se kokrra tradicionale e vetë orizit. Ky serum i ofron lëkurës qetësim, hidratim dhe një pamje plot shkëlqim duke njëtrajtësuar tonin e lëkurës dhe zbehur të gjitha llojet e hiperpigmentimit të lëkurës! Nga ana tjetër, përbërja me acid linolenik, forcon barrierën natyrale, duke rritur elasticitetin. Formulimi me niacinamide, balancon prodhimin e sebumit të tepërt në lëkurë, minimizon poret dhe zbeh njollat kafe gjithashtu! Ndërsa acidi hialuronik, ofron hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës! Ky serum është i pasur me vitaminë B dhe antioksidantë të fuqishëm, të cilët nxisin prodhimin e kolagjenit, duke mbajtur në kontroll shenjat e moshës dhe përmirësojnë teksturën e lëkurës! Për efekte maksimale, sugjerojmë përdorimin e tij me tonerin e linjës: I'M FROM Rice Toner & kremin: I'M FROM Rice Cream. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht atyre që i adresohen hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës. Ky serum ka formulë hipoalergjike, jokomedogjenike dhe është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate.

*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

ekstrakt orizi embrioni të fermentuar, nicianamide, acid hialuronik i hidrolizuar. 

Lista e plotë e përbërësve

Aspergillus/Rice Germ Ferment Extract Filtrate, Propanediol, Glycerin, Methylpropanediol, Cyclopentasiloxane, Niacinamide, Caprylyl Methicone , Water (Aqua), Cyclohexasiloxane, 1,2-Hexanediol,Squalane, Betaine, C12-14 Pareth-12, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Panthenol,C30-45 Alkyl Cetearyl Dimethicone Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Xanthan Gum, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Disodium Edta, Pentylene Glycol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Sodium Hyaluronate, Madecassoside, Portulaca Oleracea Extract, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Glutathione

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Rice Serum

2,700 ALL 3,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI