Ashtu si gjithë linja I'M FROM Rice, kjo maskë përmban 4,1% oriz organik dhe pa pesticide, me prejardhje nga provinca Yeoju në Korenë e Jugut! I'M FROM Rice Mask, është e formuluar me krunde orizi dhe pluhur orizi për të hequr qelizat e vdekura dhe papastërtitë e lëkurës. Nga ana tjetër ekstrakti i kokrrizave të orizit është zgjidhja ideale për të luftuar çdo formë të hiperpigmentimit! Gjithashtu kjo maskë arrin të balancon nivelin yndyrë-hidratim, duke mbajtur në kontroll sebumin e tepërt. Ndërkohë, kombinimi me i vitaminave B1, B2 krijojnë efekt "lifting" në lëkurë dhe ndihmojnë në tkurrjen e poreve të zmadhuara. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature dhe kundër hiperpigmentimit. Për efekte maksimale, sugjerojmë përdorimin e tij me linjën: I'M FROM Rice
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*110gr/ 3.880z.
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme të maskës dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Lëreni të qëndrojë 5-10 minuta. Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt oriz dhe vitaminë B1&B2.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Oryza Sativa (rice) powder, Cetearyl Ethylhexanoate, Oryza Sativa (Rice) Hull Powder, Beeswax, 1,2-Hexanediol, Stearic Acid, Butyrospermum Parkii (Shea) butter, Betaine, Cetyl Alcohol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Saccharomyces Ferment Filtrate, Dimethicone, Cyclopentasiloxane, Phenoxyethanol, Sorbitan Stearate, Glyceryl Stearate, Methylpropanediol, Sodium Polyacrylate, Xanthan Gum, PEG-100 Stearate, Allantoin, Fragrance, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Tocopheryl Acetate, Algae Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Pteris Multifida Extract, Amaranthus Caudatus Seed Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Butylene Glycol, Magnesium Aluminum Silicate, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Hydrogenated Lecithin, Polyquaternium-51, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Beta-Glucan, Hydrogenated Polyisobutene, Squalane, Alcohol, Argania Spinosa Kernel Oil, Isononyl Isononanoate, Polyglyceryl-10 Stearate, Cetearyl Alcohol, Fructooligosaccharides, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, Lecithin, Inulin Lauryl Carbamate, Disodium Stearoyl Glutamate
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.