Trendi i vitit 2020 në K-Beauty është bërë ekstrakti i bimës Artemisia, ose siç quhet ndryshe Mugwort. Pas suksesit të esencës I'M FROM Mugwort Essence në Korenë e Jugut, marka prodhoi së fundmi, edhe trajtimin special të kësaj esence nëpërmjet një maske pëlhure “sheet mask”. Ky produkt përmban 91.45% ekstrakt nga bima e mugwort nga Ganghwa, Korea e Jugut, ashtu si dhe Mugwort Essence. Kjo bimë medicinale, “mugwort”, njihet për efektet e saj detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, e bëjnë esencën të ndihmojë në qetësimin, shërimin si edhe në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. Ky produkt bëhet akoma më special, sepse nëpërmjet pëlhurës së hollë, transparente dhe shumë ngjitëse me teknologjinë I-Cell, që kjo maskë përmban, do të arrini të merrni efektin maksimal të vetë esencës, kështu do t’i jepni lëkurës një trajtim vërtet shumë të fuqishëm. Veçoria tjetër e këtij produkti është se përshtatet me të gjitha tipet dhe problematikat e lëkurës si psh.: lëkura me sensitivitet të lartë dhe me inflamacion; lëkura me tëndencë akneike; lëkura e thatë; lëkura në moshë.
Formula e saj është hipoalergjike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm.


*23ml
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i bimës Artemisia (Mugwort)

Lista e plotë e përbërësve

Artemisia Princeps Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Methlypropanediol, Cordyceps Sinensis Extract, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, 1,2 Hexanediol, Allantoin, Capryly Glycol,  Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Panthenol, Pulsatilla Koreana Extract, Carbomer, Arginine

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Mugwort Sheet Mask (1pc.)

500 ALL 600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI