Për ju që jeni të interesuar për markat K-Beauty, shanset janë që të keni dëgjuar tashmë për markën I’M FROM. Marka shquhet me produkte unike, që bazohen në përbërës të njohur koreanë. Një nga produktet e tyre më të pëlqyera është kremi Mugwort. I’M FROM MUGWORT CREAM është një krem hidratues qetësues, që përmban 73,55% të ekstraktit të pastër të bimës Artemisia ose siç quhet ndryshe Mugwort. Kjo bimë medicinale njihet për efektet e saj detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, së bashku me ekstraktin e rrënjës Ulmus Davidiana dhe Pueraria Lobata, e bëjnë kremin të ndihmojë në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. Nga ana tjetër formulimi me panthenol e hidraton thellësisht lëkurën dhe jep kontributin e tij në kurimin e plagëve, trajtimin e djegieve, kruarjes dhe minimizon dukshëm inflamacionin në lëkurë. Konsistenca e tij e lehtë, e bënë këtë krem të përshtatshëm edhe për lëkurë mikse në të yndyrshme.
Për të përfituar efektet maksimale në lëkurë, sugjerojmë përdorimin e kremit së bashku me esencën e linjës: I'M FROM Mugwort Essence.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.
*50gr/1.76 oz
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt i pastër i bimës Artemisia (Mugwort), ekstrakti i rrënjës Ulmus Davidiana dhe Pueraria Lobata si edhe panthenol.
Lista e plotë e përbërësve
Artemisia Princeps Extract, Propanediol, Cyclopentasiloxane, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Cyclohexasiloxane, Stearic Acid, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Butylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Arachidyl Alcohol, Arachidyl Glucoside, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Water, 1,2-Hexanediol, Caprylhydroxamic Acid, C14-28 Alkyl Acid, Stearyl Alcohol, Behenyl Alcohol, Polyglyceryl-2 Stearate, Glyceryl Stearate, Panthenol, Dipotassium Glycyrrhizate, Allatoin, Boswellia Serrata Resin Extract, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/ VP Copolymer, Hydroxyethyl Acrylate/ Sodium Acryloydimethyl Taurate Copolymer, Dimethiconol, Saccharamyces/ Viscum Album (Misletoe) Ferment Extract, Lactobacillus/ Soybean Ferment Extract, Saccharomyces/ Viscum Album (Misletoe) Ferment Extract, Lactobacillus/ Soybean Ferment Extract, Saccharomyces/ Imperata Cylindrica Root Ferment Extract, Disodium EDTA, Polyglutamic Acid, Pueraria Lobata Root Extract, Artemisia Vulgaris Oil
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.