Rituali i pastrimit të lëkurës bëhet një përvojë e vërtetë me I'M FROM Geuneul Body Wash. Përtej pastrimit të zakonshëm, ky larës trupi përmban një formulë të pasur me përbërës natyralë si: vaji i avokados, vaji i farës së rrushit dhe i trëndafilit të cilët bashkohen për të ofruar një shkumë të pasur dhe një pastrim të thellë. Nga ana tjetër, aromat e përziera të Yuja, Borziloku dhe drurit të kedrit shtohen për të krijuar një eksperiencë aromatike të mrekullueshme, duke bërë çdo moment të dushit një ritual të paharruar për kujdesin tuaj ndaj trupit.
Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*300gr
Gjatë dushit aplikoni një sasi të konsiderueshme në trup të lagur dhe masazhojeni butësisht. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Përbërësit “magjik”
Vaj avokado, vaj i farës së rrushit, vaj trëndafili, Yuja, borzilok, drurë kedri
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Glycerin, Disodium Cocoamphodiacetate, Fragrance, Sodium Chloride, Lauryl Betaine, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Rosa Canina Fruit Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Citric Acid, C12-14 Pareth-12, Disodium Edta, Hexylene Glycol, Dextrin, Potassium Benzoate, Hydroxyacetophenone, Limonene, Linalool
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.