I'M FROM Fig Foam Cleanser

1,800.00 ALL 1,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 02 dhe Korrik 03.

Përshkrimi

I’M FROM FIG FOAM CLEANSER është një larës shkumues i butë, që përmban ekstrakt të pastër fiku të rritur në rajonin Yeongam, i cili nxirret përmes një metode të veçantë për të ruajtur të gjitha vetitë e tij. Ky përbërës natyral njihet për efektet e tij të fuqishme antioksiduese, anti-age dhe aftësinë unike për të zbërthyer qelizat e vdekura të lëkurës falë enzimave natyrale që përmban. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, së bashku me ujin e trëndafilit dhe ujin e gjetheve të çajit jeshil, e bëjnë këtë larës të ndihmojë në pastrimin e thellë të poreve nga pluhurat, sebumi i tepërt dhe mbetjet e makeup-it, duke e lënë lëkurën të ndritshme dhe të freskët. Nga ana tjetër, formulimi me aminoacide dhe ceramide e hidraton lëkurën gjatë larjes dhe jep kontributin e tij në mbrojtjen e barrierës hidrolipidike, duke parandaluar ndjesinë e tharjes apo të tërheqjes pas shpëlarjes. Konsistenca e tij e pasur kremoze, që shndërrohet në një shkumë të dendur dhe kadifeje, e bën këtë larës të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave, duke përfshirë lëkurën normale, mikse dhe atë të xhindosur që ka nevojë për një pastrim efektiv por mjaftueshëm

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.

*150gr

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.


Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Ekstrakt fiku, ujë trëndafili, ujë i gjetheve të çajit jeshil, aminoacide, ceramide.

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Palmitic Acid, Ficus Carica (Fig) Fruit Water, Stearic Acid, Lauric Acid, Myristic Acid, Potassium Hydroxide, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Synthetic Beeswax, Sodium Methyl Cocoyl Ta urate, Potassium Cocoyl Glycinate, Polyquaternium-7, Ethyl Hexanediol, Cocamidopropyl Betaine, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Caprylate, PEG-14M, Disodium EDTA, Sodium Chloride, Hydroxyethylcellulose, Butylene Glycol, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Sodium Benzoate, Sapindus Mukorossi Fruit Extract, Ficin, Polysorbate 60, Disodium Phosphate, Sodium Phosphate, Fragrance

Marka

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.




Shpërndani

1,800.00 ALL 1,200.00 ALL