I'M FROM Black Rice Toner

2,200.00 ALL 1,600.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 02 dhe Korrik 03.

Përshkrimi

I'M FROM Black Rice Toner përmban ekstrakt të orizit të zi të fermentuar, një përbërës i njohur në Korenë e Jugut për përmbajtjen e lartë të antioksidantëve dhe vetitë e tij kundër plakjes së parakohshme. Orizi i zi është natyrshëm i pasur me polifenole dhe flavonoide, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira dhe faktorët e jashtëm që mund të dëmtojnë barrierën e saj mbrojtëse. Ky toner ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, zbutjen e vijave të holla dhe ruajtjen e një pamjeje më rinore. Gjithashtu, pastron butësisht mbetjet e papastërtive që mund të kenë mbetur pas larjes së fytyrës, ndërsa ndihmon në ribalancimin e pH-së së lëkurës dhe përgatitjen e saj për hapat e mëtejshëm të rutinës. Tekstura e tij e lehtë përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, duke i dhënë lëkurës hidratim të menjëhershëm dhe një shkëlqim natyral e të shëndetshëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e thatë, të dehidratuar, mature dhe atë që ka humbur elasticitetin ose shfaq shenja të lodhjes dhe plakjes së parakohshme.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*150ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit

Përbërësit “magjik”

oriz i zi i fermentuar,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Oryza Sativa (Rice) Seed Water, Dicaprylyl Ether, Methylpropanediol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Sodium Chloride, Glycerin, Melia Azadirachta Flower Extract, Propanediol, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Myristate, Coccinia Indica Fruit Extract, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Xanthan Gum, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Dextrin, Polyglycerin-3, Oryza Sativa (Rice) Extract, Tocopherol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Butylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Polyglutamic Acid, Panthenol, Xylose, Glycolic Acid, Disodium EDTA, Anthocyanins

Marka

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

Shpërndani

2,200.00 ALL 1,600.00 ALL