I'M FROM Apricot Sherbet Pack Cleanser

2,000.00 ALL 1,400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 02 dhe Korrik 03.

Përshkrimi

I'M FROM Apricot Sherbet Pack Cleanser është një pastrues multifunksional 2-në-1 që kombinon përfitimet e një maske dhe një pastruesi, duke ndihmuar në largimin e papastërtive, qelizave të vdekura dhe sebumit të tepërt, ndërsa e lë lëkurën të butë, të pastër dhe me një shkëlqim natyral. Me një teksturë unike të ngjashme me sherbetin, produkti shndërrohet në një pastrues të butë gjatë kontaktit me lëkurën, duke ofruar një eksperiencë të këndshme dhe efektive pastrimi. Përbërësi kryesor është ekstrakti i kajsisë (Apricot Extract), i pasur me vitamina dhe antioksidantë që ndihmojnë në revitalizimin e lëkurës, përmirësimin e tonit të saj dhe rikthimin e shkëlqimit natyral. Kajsia njihet për vetitë e saj zbutëse dhe ushqyese, duke ndihmuar që lëkura të ndihet më e freskët dhe më e shëndetshme pas çdo përdorimi. Formula përmban gjithashtu pluhur natyral të lëvores së kajsisë, i cili ndihmon në eksfolimin e butë të sipërfaqes së lëkurës, duke larguar qelizat e vdekura dhe duke përmirësuar teksturën e saj. Ky proces ndihmon në zhbllokimin e poreve, reduktimin e grumbullimit të papastërtive dhe përmirësimin e përthithjes së produkteve që aplikohen më pas. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën normale, mikse dhe të yndyrshme që ka nevojë për pastrim të thellë, eksfolim të butë dhe përmirësim të shkëlqimit natyral. Për lëkurat shumë sensitive rekomandohet përdorimi me lëvizje të buta për shkak të pranisë së grimcave eksfoliuese natyrale.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.

*120gr

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i kajsisë (Apricot Extract), pluhur natyral të lëvores së kajsisë,

Lista e plotë e përbërësve

Prunus Armeniaca (Apricot) Fruit Extract, Glycerin, Water, Sodium Cocoyl Glycinate, Sodium Lauroyl Glutamate, 1,2-Hexanediol, Calamine, Prunus Armeniaca (Apricot) Kernel Oil, Tocopherol, Beta-Glucan, Allantoin, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Lauryl Betaine, Sodium Chloride, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Polyquaternium-22, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Fragrance

Marka

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.




Shpërndani

2,000.00 ALL 1,400.00 ALL