Nëse jeni duke kërkuar për një scrub me aromë të shkëlqyeshme dhe të pasur për të zbutur lëkurën e ashpër dhe të vdekur I'M FROM Supul Body Scrub & Wash është zgjedhja juaj më e mirë. Formulimi i tij unik, heq qelizat e vdekura të lëkurës me kokrrat e tij eksfoluese i cili në bashkim me ujin kthehet në një shkumë të lehtë. Ndërsa, përmbajtja me Citrus, një frut agrumesh i pasur me kompleksin e vitaminës C, ndihmon në adresimin e hiperpigmentimit të lëkurës dhe njëtrajtësmin e tonit të saj. Përveç kësaj, ky scrub ka edhe një aromë fantastike, e cila do e bëjë akoma më shumë tërheqëse procesin e eksfolimit të lëkurës. I formuluar me trëndafil (Peony) dhe Labdanumi (Cistus ladanifer) përbërës aromatik popullor në parfumeri për shkak të aromës myzeqare dhe pak të ëmbël, ky scrub&shampo trupi do t'ju relaksojë dhe njëkohësisht do t'ju mbushë plot me energji pozitive.

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*300gr

Gjatë dushit aplikoni një sasi të konsiderueshme në trup të lagur dhe masazhojeni butësisht. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Përbërësit “magjik”

 Citrus, trëndafil (Peony) dhe Labdanumi (Cistus ladanifer) 

Lista e plotë e përbërësve

Purified water, sodium laureth sulfate, pumice stone, cocamidopropyl betaine, fragrance, acrylate copolymer, 1,2-hexanediol, sodium chloride, potassium hydroxide, apricot seed powder, disodium EDTA, bamboo charcoal , Butylene Glycol, Rosehip Fruit Oil, Avocado Oil, Sea Water, Ceteth-25, Tangerine Seed Extract, Oleth-10, Xanthan Gum, Hydroxycitronellal, Geraniol, Citronellol, Hexylcinnamal, limonene, etc

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Supul Body Scrub & Wash

4,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI