I'M FROM Rice Toner përmban ekstraktin e orizit të rritur në zonën Yeoju, ku është dhe origjina e vetë orizit. Ekstrakti që përmban ky toner quhet "GOA RICE", për t'i dhënë lëkurës pastërti, butësi dhe një shkëlqim për sëbrëndshmi. Orizi është përdorur për shekuj me radhë në produktet e përkujdesjes së lëkurës dhe tashmë njihet për vetitë e tij të shumta. Këto veti padiskutim që i gëzon edhe toneri, si: njëtrajtësim i tonit të lëkurës, përmirësimi i shenjave të moshës, elasticitetit, zbehja e njollave të errëta (hiperpigmentimi), hidratimi i thellë. Gjithashtu, përveçse heq butësisht papastërtitë e mbeturra në lëkurë pas larjes, ribalancon në mënyrë efektive pH e lëkurës. Përmbajtja e këtij toneri është eliksiri i përdorur nga femrat koreane ndër shekuj. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature dhe kundër hiperpigmentimit. Për efekte maksimale, sugjerojmë përdorimin e tij me serumin e linjës: I'M FROM Rice Serum & kremin: I'M FROM Rice Cream.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit “magjik”

77.78% ekstrakt orizi të bluar Yeoju

Lista e plotë e përbërësve

Oryza Sattva(Rice) Extract(77.78%), Methylpropanediol, Triethylhexanoin, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Niacinamide, Pentylene Glycol, Portulaca Oleracea Extract, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract(0. 1%),Ulmus Davidiana Root Extract, Amaranthus Caudatus Seed Extract, Hydrogenated Lecithin, Water, Polyglyceryl-10 Myristate, Butylene Glycol, Adenosine, Cellulose Gum, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol

ol

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Rice Toner

2,500 ALL 3,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI