Me një dizajn simpatik dhe majë të pjerrët, piskatorja “I DEW CARE Tweeze The Day Precision Stainless Steel Tweezer”  do të kthehet në partnerin tuaj ideal për kujdesin e bukurisë. E krijuar me material inox, kjo piskatore ofron një përvojë të lehtë dhe higjienike, për pastrimin e vetullave dhe vendosjen e qërpikëve fallco, duke siguruar një pamje të përkujdesur dhe të pastër. Gjithashtu, për rutinën tuaj të kujdesit personal, I DEW CARE Tweeze The Day Precision Stainless Steel Tweezer mund të jetë një aplikator ndihmues i shkëlqyer për produktet si: I DEW CARE Peel Lit Exfoliating C Treatment Pads apo MARY & MAY Masks.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE

Përdorni piskatore për pastrimin e vetullave, vendosjen e qërpikëve fallco ose për të marrë produkte si pad-sa dhe maska. Thjesht pastrojeni pas çdo përdorimi me ujë ose fshijeni me një leckë të pastër.

material inox

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Tweeze The Day Precision Stainless Steel Tweezer

800 ALL 1,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI