I DEW CARE Scoop Party Ice Cream Wash Off Masks është seti më interesant për ta bërë pjesë të rutinës tuaj, dhe gjithashtu për ta dhuruar. Ky set përmban 1 Pink Tiara Headband (mbajtëse për flokët), 3 lloje të ndryshme maskash me shpëlarje, të cilat janë jo vetëm të bukura në pamje të jashtme, por kanë formulime të jashtëzakonshme dhe aromë fantastike! Seti përfshin një maskë në sasi të plotë dhe 2 maska në sasi të vogël (mini).

I DEW CARE Cake My Day Hydrating Sprinkle Wash Off Mask

Formulimi i saj me acid hialuronik i cili ngjason me shkumën e tortës ushqen dhe e hidraton thellësisht lëkurën. Maska nga sipër është e dekoruar me copëza të vogla me të gjitha ngjyrat e ylberit për t'i ofruar lëkurës një pamje plot shkëlqim. Nga ana tjetër formulimi i saj me squalene mban lagështinë në thellësi të shtresave të lëkurës, ndërsa uji Glacier ndihmon në freskimin e saj. Gjithashtu kjo maskë është e formuluar me Tocopheryl Acetate dhe ndihmon në trajtimin e shenjave të moshës. Maska përmban kaolinë e cila ndihmon në tkurrjen e poreve. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës.

*100gr

I DEW CARE Matcha Mood Soothing Green Tea Wash Off Mask

Kjo maskë është krijuar posaçërisht për të ofruar qetësim të lëkurës ndaj çdo lloj irritimi. Formulimi i saj me çaj jeshil ka veti të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore, duke minimizuar në këtë mënyrë të gjitha irritimet, të shkaktuara nga agjentët e jashtëm apo radikalet e lira. Ndërsa përmbajtja me vitaminën B3 (niacinamide), kujdeset për tkurrjen e poreve dhe rikthimin e shkëlqimit në lëkurë. Kjo maskë gjithashtu ndihmon edhe në minimizimin e skuqjes në lëkurë, falë formulimit me ekstrakt të bimës centella asiatica dhe të gjethes në formë zemre.

*10gr

I DEW CARE Berry Groovy Brightening Glycolic Wash Off Mask

Kjo maskë është krijuar posaçërisht për të ofruar lëkurë të pastër, të shëndetshme dhe plot shkëlqim. Formulimi i saj me acid glikolik bën të mundur eksfolimin e butë në sipërfaqe të lëkurës, duke mundësuar në këtë mënyrë largimin e qelizave të vdekura. Nga ana tjetër formulimi me ekstrakt të frutit të mjedrës dhe farave të luleshtrydhes kanë veti të fuqishme antioksiduese, duke bërë të mundur rritjen e elasticitetit të lëkurës. Përveç cilësive më sipër kjo maskë ka një aromë fantastike dhe qëndron butësisht mbi lëkurë.

I DEW CARE Pink Tiara Headband

Ky produkt është shumë i domosdoshëm për të mbajtur flokët larg fytyrës teksa e pastroni apo kryeni rutinën duke aplikuar produkte të ndryshme në lekurë. Përveçse praktik njëkohësisht është dhe shumë "cute".

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*10gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Zgjidhni një prej tyre dhe përdoreni 1 herë ne javë ose mund t'i aplikoni të treja por në zona të ndryshme të fytyrës sipas nevojës.

*Këshillë: Maskat nuk duhet të thahen plotësisht në lëkurë.

Përbërësit "magjik"

I DEW CARE Cake My Day Hydrating Sprinkle Wash Off Mask: acid hialuronik, squalene, ujë Glacier.

I DEW CARE Matcha Mood Soothing Green Tea Wash Off Mask: eksrakt i bimës centella asiatica, ekstrakt i bimës Heartleaf, çaj jeshil.

I DEW CARE Berry Groovy Brightening Glycolic Wash Off Mask: acid glikolik, ekstrakt i frutit të mjedrës, fara të luleshrydhes.

Lista e plotë e përbërësve

Matcha Mood Soothing Green Tea Wash Off Mask: WaterGlycerinMethylpropanediolPropanediolTrehaloseCaprylic/Capric TriglycerideButylene GlycolTitanium Dioxide (Ci 77891)Aloe Barbadensis Leaf ExtractWater (Glacier Water)1,2-HexanediolCamellia Sinensis (Green Tea) Leaf ExtractCentella Asiatica ExtractHouttuynia Cordata ExtractCucumis Sativus (Cucumber) Fruit ExtractEucommia Ulmoides Bark ExtractCymbopogon Schoenanthus ExtractSalvia Hispanica Seed ExtractPolysorbate 20Sodium Acrylates Crosspolymer-2Sodium PolyacrylateEthylhexylglycerinSilicaXanthan GumIron Oxides (Ci 77492)Chromium Oxide Greens (Ci 77288)Ultramarines (Ci 77007)Fragrance.

Berry Groovy Brightening Glycolic Wash Off Mask: Water, Glycerin, Butylene Glycol, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Water, Trehalose, Propanediol, Methylpropanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Cellulose, Cetearyl Glucoside, Glyceryl Stearate, 1,2-Hexanediol, Water (Glacier Water), Glycolic Acid, Ascorbic Acid, Fragaria Vesca (Strawberry) Seed, Opuntia Coccinellifera Fruit Extract, Punica Granatum (Pomegranate) Fruit Extract, Lepidium Meyenii Root Extract, Citrus Junos Seed Extract, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract, Citric Acid, Squalane, Butyrospermum Parkii (Shea Butter), Actinidia Chinensis (Kiwi) Fruit Extract, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Titanium Dioxide (Ci 77891), Polyacrylate Crosspolymer-6, Juglans Regia (Walnut) Shell Powder, Sodium Acrylates Crosspolymer-2, Sodium Stearoyl Glutamate, Ethylhexylglycerin, Iron Oxides (Ci 77491), Silica, Fragrance.

Cake My Day Hydrating Sprinkle Wash Off Mask: Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Glycerin, Propanediol, Kaolin, Cetyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Dipropylene Glycol, Water (Glacier Water), 1,2-Hexanediol, Squalane, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ceramide 3, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Allantoin, Decyl Cocoate, Microcrystalline Cellulose, Zea Mays (Corn) Starch, Cetearyl Glucoside, Sucrose, Potassium Cetyl Phosphate, Carbomer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Hydroxypropyl Methylcellulose, Tocopheryl Acetate, Xanthan Gum, Mannitol, Magnesium Aluminum Silicate, Titanium Dioxide (Ci 77891), Ultramarines (Ci 77007), Iron Oxides (Ci 77492), Chromium Hydroxide Green (Ci 77289), Iron Oxides (Ci 77499), Iron Oxides (Ci 77491), Fragrance.

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Scoop Party Ice Cream Wash Off Masks

3,200 ALL 3,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI