I DEW CARE Ready Aim Clear Skin Emergency Care Kit, është një “kit” krijuar posaçërisht për të ofruar lehtësim dhe trajtim të akneve në kohë reale, por urgjente! Falë përdorimit të këtij trajtimi në vetëm 3 hapa do të arrini të minimizoni inflamacionin dhe trajtoni aknet. Ky set përmban: një mjet për ekstraktimin e akneve, pikave të zeza dhe të bardha, ngjitëse si trajtim topik (patches) dhe maskë "Sheet Mask" qetësuese. 

Patches: I DEW CARE Timeout Blemish Patches

Këto patches konsiderohen si ngjitëset më efektive për trajtimin e akneve. Këto ngjitëse hidrokoloidale thithin papastërtitë dhe veprojnë si një mburojë mbrojtëse ndaj agjentëve të jashtëm dhe radikaleve të lira. Këto ngjitëse janë të formuluara me acid salicilik dhe vaj esencial nga gjethet e pemës së çajit. Të dy këta përbërës të mrekullueshëm arrijnë të trajtojnë aknet, pikat e bardha, pikat e zeza. Por jo vetëm... Nëse keni problematikë edhe me njollat e mbetura post-akne këto ngjitëse ndihmojnë në parandalimin e tyre. Ndërsa formulimi i tyre me ekstrakt të bimës centella asiatica minimizon skuqjen e zonës së inflamuar.

*12 copë (10mm)
*14 copë (12mm)

I DEW CARE Timeout Blemish Patch Happy Paws

Ky produkt ndihmon në trajtimin e akneve, pikave të zeza dhe të bardha. Në 2 skajet e tij janë 2 maja të ndryshme, të cilat shërbejnë për nxjerrjen e papastërtive, akneve, pikave të zeza dhe të bardha me vetëm një prekje të butë.

*1 copë

Maskë "Sheet Mask": I DEW CARE Here's The Tea Tree Soothing Sheet Mask

Kjo maskë është e formuluar me ekstrakt të vërtetë të gjethes së pemës së çajit. Kjo e fundit njihet për efektet e saj detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, e bëjnë esencën e kësaj maske të ndihmojë në qetësimin, shërimin si edhe në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. Formulimi me 4-Terpineol (i nxjerrë po nga gjethet e pemës së çajit), qetëson irritimin e lëkurës, dhe trajton intensivisht aknet duke mundësuar minimizim të inflamacionit. Ndërsa kompleksi me 3 bimë, si: ekstrakt të gjetheve Monarda Didyma, Mentha Suaveolens dhe Chamomilla Recutita, bëjnë të mundur hidratimin e thellë të lëkurës në të gjitha shtresat e saj.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*5 x 24ml

Hapi 1: Timeout Blemish Patch Original & Happy Paws: Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Mbajini nga 4-8 orë për rezultate më të efektshme.

Keshille: Shmangni hidratimin midis lëkurës dhe ngjitese.

Hapi 2: Proper Popper: Pastrojeni dhe dezinfektojeni mjetin para dhe pas çdo përdorimi. Përdorni majën e mprehtë të gjilpërës për të ndihmuar në hapjen e poreve. Ndërsa me anën tjetër në formë unaze shtypni butësisht zonën për të nxjerrë papastërtinë e akneve, pikave të zeza ose të bardha. 

*Këshillë: Shmangni përdorimin e tij në krijimin e akneve të paformuara mire dhe qe jane shume te brendshme.

Hapi 3: Here's The Tea Tree: Pasi të keni ekstraktuar aknet aplikoni maskën qetësuese dhe e lini të qëndrojë duke e mbajtur rreth 20 apo më shumë minuta.

Përbërësit "magjik"

I DEW CARE Here's The Tea Tree Soothing Sheet Mask: ekstrakt i pemës së çajit

I DEW CARE Timeout Blemish Patches: acid salicilik, ekstrakt i pemës së çajit, ekstrakt centella asiatica.

Lista e plotë e përbërësve

Timeout Blemish Patch Original: Cellulose Gum, Hydrogenated Poly(C6-20 Olefin), Polyisobutene, Styrene/Isoprene Copolymer, Salicylic Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Centella Asiatica Extract

Timeout Blemish Patch Happy Paws: Styrene/Isoprene Copolymer, Hydrogenated Poly(C6-20 Olefin), Cellulose Gum, Polybutene, Salicylic Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid

Here'S The Tea Tree: Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Trehalose, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract (2,500 Ppm), 4-Terpineol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxyethylcellulose, Glyceryl Caprylate, Betaine, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Pvm/Ma Copolymer, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Diethylhexyl Sodium Sulfosuccinate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil (1 Ppm), Monarda Didyma Leaf Extract*, Mentha Suaveolens Leaf Extract*, Chamomilla Recutita (Matricaria) Leaf Extract*, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Prunus Mume Fruit Extract, Disodium Edta, Fragrance

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Ready Aim Clear Skin Emergency Care Kit

2,000 ALL 3,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI