Pothuajse, gjithmonë ka diçka për të provuar në kujdesin e trupit, një produkt i cili do të kthehet në një "must" në rutinë tuaj të dushit! "KORAL SECRETS" sjell pranë jush larësin e trupit: Let's Fight Dirty Moisturizing Probiotics Body Wash nga marka më inovative I DEW CARE . E formuluar me përbërësin magjik "Probiotikë", të cilët janë mikroorganizma të gjallë, që kanë përfitime shëndetësore kur aplikohen në lëkurë. Ato përkufizohen si fibra bimore ose lëndë ushqyese që shërbejnë si ushqim për bakteret e shëndetshme, ruajnë ekuilibrin midis baktereve të dobishme dhe baktereve të dëmshme që shkaktojnë sëmundje, duke çuar në një florë më të shëndetshme të lëkurës. Formulimi me tërshërë e arritur me anë të fermentimit Lactobacillus ndihmon në ruajtjen e një mikrobiome të shëndetshme të lëkurës. Ndërsa, Çaji i bardhë i fermentuar do të ndihmojë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe hidratimin e saj. Nga ana tjetër, përbërja me qumësht vegjetal i nxjerrë nga tuli i kokosit do t'ju ofrojë një lëkurë të butë dhe të lëmur.

Për efekte maksimale sugjerohet përdorimi i larësit dhe kremit të linjës: I DEW CARE Raise Your Guard Moisturizing Probiotics Body Lotion.

E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE

*250ml

Masazhojeni butësisht mbi lëkurën e lagur me duar ose sfungjer trupi, dhe më pas shpëlajeni. 
Këshillë: Gëzoni një hidratim dhe  aromë më të pasur dhe më të qëndrueshme me efekt intensiv duke e kombinuar me kremin e trupit të së njejtës linjë nga I DEW CARE

Përbërësit "magjik"

Probiotikë, tërshërë, qumësht vegjetal i nxjerrë nga tuli i kokosit  dhe aji i bardhë.

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Disodium Cocoamphodiacetate, Sodium Chloride, Glycerin, Sodium Methyl Oleoyl Taurate, Sodium Cocoyl Isethionate, Sorbitol, Caprylyl Glycol, Lactobacillus Ferment, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Saccharomyces/Xylinum/Black Tea Ferment, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Juice, Citric Acid, Betaine, Lauryl Glucoside, Hydroxyacetophenone, Glyceryl Caprylate/Caprate, Ethylhexylglycerin, Butylene Glycol, Hexylene Glycol, Potassium Sorbate, 1,2-Hexanediol, Sodium Benzoate, Fragrance

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Let's Fight Dirty Moisturizing Probiotics Body Wash

800 ALL 1,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI