Ky serum nga vetë emri që ka menjëherë pas aplikimit purifikon dhe ofron hidratim në lëkurë. Formulimi i këtij serumi Power-Green përfshin një multikompleks bimësh jeshile, si: gjethe lakre jeshile, spirulina dhe Chlorellatë, të cilat janë të pasura me lendë ushqyese dhe antioksidantë për të ushqyer, hidratuar dhe qetësuar lëkurën. Ky serum gjithashtu është i formuluar me kompleksin Purifying, i cili ofron qetësim të lëkurës dhe pastrim të saj nga të gjithë agjentët e jashtëm apo radikale të lira të cilët shpeshherë janë shkaktarët kryesorë të dëmtimin të barrierës mbrojtëse. Ndërsa formulimi me ekstrakt të gjethes së bimës Heartleaf, minimizon të gjitha irritimet e mundshme.

E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.


*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

niacinamide, ekstrakt Salix Alba (Willow) Bark, ekstrakti i gjethes së bimës Heartleaf, ekstrakt i gjethes aloe vera

WaterButylene GlycolPropanediolGlycerinNiacinamidePentylene Glycol1,2-HexanediolDiethoxyethyl SuccinateSalix Alba (Willow) Bark ExtractChlorella Vulgaris (Dermochlorella Algae) ExtractBrassica Oleracea Acephala (Kale) Leaf ExtractSpirulina Platensis ExtractHouttuynia Cordata ExtractMoringa Pterygosperma (Moringa Oleifera) Seed ExtractChondrus Crispus (Carrageenan) ExtractPolyglyceryl-10 LaurateSaccharum Officinarum (Sugarcane) ExtractCentella Asiatica (Gotu Kola) ExtractMelia Azadirachta Leaf ExtractCarbomerPolyquaternium-51Melia Azadirachta Flower ExtractTromethamineBiosaccharide Gum-1Xanthan GumEthylhexylglycerinCoccinia Indica Fruit ExtractFragrance (Parfum)Aloe Barbadensis (Aloe Vera) Flower ExtractSodium PhytateSolanum Melongena (Eggplant) Fruit ExtractOcimum Sanctum Leaf ExtractCorallina Officinalis ExtractCurcuma Longa (Turmeric) Root ExtractTocopherolCannabis Sativa (Hemp) Seed OilZinc PcaMaltodextrin.

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Juicy Kitten Purifying Power Green Serum

2,100 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI