-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
Për shkak të fluksit të lartë të porosive, dërgesat mund të kenë vonesa 24–48 orë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj. Po punojmë që çdo porosi të dërgohet sa më shpejt. 💙
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
I DEW CARE Hydra Vibes 8-Hyaluronic Acid Moisturizer
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 30 dhe Korrik 01.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
I DEW CARE Hydra Vibes 8-Hyaluronic Acid Moisturizer është i pasuruar me kompleksin e 8-fishtë të acidit hialuronik, ku çdo molekulë ka madhësi të ndryshme për të siguruar depërtim efektiv në shtresat e lëkurës. Formulimi i tij përmban si edhe ekstrakt gjethe luleborë, një përbërës me origjin nga ishulli Jeju, i cili ka veti të jashtëzakonshme për qetësimin dhe mbrojtjen e lëkurës, duke forcuar barrierën natyrale të saj dhe duke rritur rezistencën ndaj faktorëve të jashtëm. Përveç hidratimit intensiv, ky krem ndihmon gjithashtu në rigjenerimin e qelizave të lëkurës, për të reduktuar shenjat e para të moshës, si rrudhat e imta dhe humbja e elasticitetit. Tekstura e tij e lehtë dhe xhelore, përthithet menjëherë në lëkurë pa lënë ndjesi yndyrore. Kjo e bën atë një zgjedhje ideale për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë atë të yndyrshme, duke ofruar një ndjesi freskie dhe rehatie gjatë gjithë ditës.
E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.
*50ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
8-lloje të acidit hialuronik, ekstrakt lulebore
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropandiol, Propylheptyl Caprylate, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Hydrangea Macrophylla Leaf Extract*, Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Jojoba Esters, Tocopherol, Dimethicone, Carbomer, Tromethamine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Polyglyceryl-10 Myristate, Cetyl Alcohol, Polyglyceryl-3 Distearate, Glyceryl Stearate Citrate, Fragrance, Hexyl Cinnamal, Alpha-Isomethyl Ionone, Geraniol
Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













