Pastroni, rifreskoni dhe forconi barrierën e lëkurës tuaj! Ky larës i butë në trajtë shkume ofron një përvojë delikate, por të fuqishme, për të larguar me efikasitet papastërtitë, yndyrën dhe mbetjet e grimit, duke ruajtur njëkohësisht balancën natyrale të hidratimit të lëkurës. Formula e tij përmban acidit hialuronik me tre pesha të ndryshme molekulare, të cilat depërtojnë në shtresat e ndryshme të lëkurës për të ofruar një hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm. Ndërsa, ekstrakti i lulebores nga ishulli Jeju sjell një ndjesi qetësues dhe rigjenerues, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët dhe të butë. Ideal për lëkura mikse dhe të thata, duke e bërë atë zgjidhjen perfekte për lëkurat e ndjeshme që kërkojnë kujdes të veçantë dhe mbrojtje të barrierës së lëkurës.
E gjithë formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka certifikatë: “VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE”.
*150ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
Jeju hydrangea (lulebore), acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Ujë, Glycerin, Myristic Acid, Butylene Glycol, Potassium Hydroxide, Lauric Acid, Palmitic Acid, Stearic Acid, Polyglyceryl-3 Distearate, Potassium Cocoyl Glycinate, Glyceryl Stearate Se, Hydrangea Macrophylla Leaf Extract, Hyaluronic Acid (166 Ppb), Hydrolyzed Hyaluronic Acid (3 Ppb), Sodium Hyaluronate (1 Ppb), Allantoin, Cocamidopropyl Betaine, Glyceryl Stearate Citrate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Ethylhexylglycerin, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Sodium Chloride, Polyquaternium-7, Disodium Edta, Sodium Benzoate, 1,2-Hexanediol, Fragrance, Hexyl Cinnamal.
Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.