I DEW CARE Here's The Tea Tree Soothing Sheet Mask është maskë pëlhure “Sheet Mask” e formuluar me ekstrakt të vërtetë të gjethes së pemës së çajit super qetësuese, e cila ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe e mban atë të lëmuar dhe më të pastër! “Tea tree” njihet për efektet e tij detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, e bëjnë esencën e kësaj maske efikase në qetësimin, shërimin si edhe në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. Formulimi me 4-Terpineol (i ekstraktuar po nga gjethet e pemës së çajit), qetëson irritimin e lëkurës, dhe trajton intensivisht aknet duke mundësuar minimizimin e çdo inflamacioni. Ndërsa kompleksi me 3 ekstrakte bimore të: gjetheve Monarda Didyma, Mentha Suaveolens dhe Chamomilla Recutita, bëjnë të mundur hidratimin e thellë të lëkurës në të gjitha shtresat e saj. Maska është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive, me tendencë akneike dhe skuqje.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.
*1 copë
*24ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i pemës së çajit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Trehalose, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract (2,500 Ppm), 4-Terpineol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxyethylcellulose, Glyceryl Caprylate, Betaine, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Pvm/Ma Copolymer, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Diethylhexyl Sodium Sulfosuccinate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil (1 Ppm), Monarda Didyma Leaf Extract, Mentha Suaveolens Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Leaf Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Prunus Mume Fruit Extract, Disodium Edta, Fragrance.
Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.