I DEW CARE Glow Easy Nourishing Vitamin C Lip Oil është një balm buzësh në formë vajore, për t’i dhënë shkëlqim dhe butësi buzëve! Ky produkt është i formuluar me vitaminë C, që përveç hidratimit të thellë, të ofrojë shkëlqim dhe buzë më të plota! Ky produkt është i formuluar me disa lloje vajrash natyral dhe bimorë të cilët kryejnë funksione të ndryshme, si: vaji i farës së mjedrës, i pasur me antioksidantë dhe ofron ushqim të thellë dhe zbutje; vaji i farës së lulediellit, i pasur me acide yndyrore, të cilat ruajnë nivelin e hidratimit afatgjatë dhe vaji i farës Jojoba, i pasur me vitaminë E dhe B kompleks të cilët mbrojnë buzët nga dëmtimi i radikaleve të lira dhe agjentëve të jashtëm. Falë formulimit të përbërësve të përmendur më lart, ky “lip oil” bëhet një me buzët, duke formuar një shtresë të hollë mbi buzë, në mënyrë që t’i mbajë të hidratuara. Gjithashtu ofron një ngjyrë të bukur, lozonjare duke i bërë buzët të duken bukur dhe “oh-so- juicy”! 

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*3.5ml/6ml

Aplikoni mbi buzë një sasi të moderuar sa herë që i ndjeni të thata. Mund ta përdorni direkt mbi buzë ose sipër buzëkuqit tuaj për një përfundim me shkëlqim.

*Këshillë
Ky lip oil përmban AHA (Alpha Hydroxy Acid) i cili mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit. Ndaj për efekte maksimale sidomos gjatë sezonit të verës apikoni një SPF para lip oil-it.

Përbërësit "magjik"

vitaminë C, vaj i farës së mjedrës, vaj i farës së lulediellit, vaj i farës Jojoba, vitaminë E, B kompleks.

Lista e plotë e përbërësve

Polyglyceryl-2 Isostearate/Dimer Dilinoleate CopolymerHelianthus Annuus (Sunflower) Seed OilDiisostearyl MalateSimmondsia Chinensis (Jojoba) Seed OilDilinoleic Acid/Butanediol CopolymerSilica Dimethyl SilylateRubus Idaeus (Raspberry) Seed OilAscorbyl GlucosideTocopheryl AcetateHydrogenated PolyisobuteneOlea Europaea (Olive) Fruit OilBenzotriazolyl Dodecyl P-CresolPrunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) OilCaprylic/Capric TriglycerideEthylhexyl PalmitateDehydroacetic AcidPentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl HydroxyhydrocinnamateTribeheninCamellia Sinensis Seed OilCamellia Japonica Seed OilArgania Spinosa Kernel OilMacadamia Integrifolia (Bushnut) Seed OilPyrus Malus (Apple) Seed OilSorbitan IsostearateMethyl NicotinateGlycine Soja (Soybean) OilMonascus ExtractLactic AcidWaterButylene GlycolPalmitoyl Tripeptide-1Zingiber Officinale (Ginger) Root OilCapsicum Frutescens (Cayenne) Fruit ExtractPyrus Malus (Apple) Fruit ExtractRed 7 Lake (Ci 15850)Fd&C Red 21 (Ci 45380)Fd&C Blue 1 (Ci 42090)Fragrance.

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Glow Easy Nourishing Vitamin C Lip Oil

1,700 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI