Nëse kërkoni një eksperiencë të veçantë për lëkurën tuaj, DEW CARE Disco Kitten Illuminating Diamond Peel-Off Mask është zgjedhja e duhur. Formula e tij e pasur përmban pluhur diamanti për të përmirësuar tonin e lëkurës dhe për të sjellë një ndjesi më të butë dhe të njëtrajtshme. Nga ana tjetër, ekstrakti i zambakut të bardhë të ujit bashkëvepron për të lehtësuar ndjenjën e acarimit në lëkurë, ndërsa ekstrakti i gjetheve të rrepës, me minerale të pasura, vepron si një përbërës natyral ndriçues. Formula e kromit e kësaj maske është e mbushur me ekstrakt qetësues tërshëre dhe pluhur guri eksfolues duke siguruar një pastrim të plotë dhe një pamje më të freskët dhe të shndritshme!

Ky produkt është fitues i çmimit TotalBeauty 2020.

Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*100gr

Për të filluar, shpëlajeni fytyrën butësisht me ujë të ngrohtë. Shmangni ujin e ftohtë, pasi mund të kontraktojë lëkurën, duke mbyllur poret. Pasi të keni pastruar lëkurën  përhapeni butësisht në fytyrë në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që të shmangni zonat më të ndjeshme të fytyrës suaj, si zonë rreth syve dhe buzëve. Kur maska të jetë tharë plotësisht (20-30 minuta), tërhiqeni ngadalë poshtë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Mund të përdoret 2-3 herë ne javë.

 Përbërësit "magjik"

pluhur diamanti,  ekstrakt i zambakut të bardhë të ujit, ekstrakt i gjetheve të rrepës, ekstrakt qetësues tërshëre dhe pluhur guri

Lista e plotë e përbërësve

Water, Polyvinyl Alcohol, Alcohol Denat., Synthetic Fluorphlogopite, Titanium Dioxide (Ci 77891), Dipropylene Glycol, Methyl Gluceth-20, 1,2-Hexanediol, Diamond Powder, Brassica Rapa (Turnip) Leaf Extract, Nymphaea Alba Flower Extract, Glycerin, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Amethyst Powder, Tourmaline, Topaz, Ruby Powder, Bentonite, Xanthan Gum, C12-14 Alketh-12, Hydroxypropyl Methylcellulose, Tin Oxide, Tocopherol, Sodium Acetate, Ethylhexylglycerin, Disodium Edta, Sodium Palmitoyl Proline, Butylene Glycol, Fragrance, Hexyl Cinnamal,

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Dicso Kitten Illuminating Diamond Peel-Off Mask

2,000 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI