I DEW CARE CAKE MY DAY Hydrating Sprinkle Wash Off Mask është një maskë me shpëlarje, e cila në pamje të parë dhe në aromë ngjason me një copëz tortë. Formulimi i kësaj maske është me acid hialuronik, për t’i ofruar hidratim të thellë lëkurës, squalene për të mbajtur lagështinë në thellësi të shtresave të saj, dhe ujë Glacier, një nga ujërat më të pastër dhe me vlera ushqyese, duke i dhënë të gjitha këto elemente të nevojshme për të. Gjithashtu kjo maskë është e formuluar me Tocopheryl Acetate, për të trajtuar shenjat e moshës, vijat dhe rrudhat. Gjithashtu maska përmban, kaolinë e cila ndihmon në tkurrjen e poreve. Ky produkt përveçse “bestseller”, ka fituar disa çmime:
1- Ka fituar çmimin e parë “Hola Best in Beauty”, në vitin 2019.
2-Ka fituar çmimin e parë në panairin HerCampus College Beauty, në vitin 2021.

Maska përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos lëkurës së dehidratuar, të thatë.

Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*100gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 5-10 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Mund të përdoret 2-3 herë ne javë.

Përbërësit "magjik"

acid hialuronik, squalene, ujë Glacier

Lista e plotë e përbërësve

WaterCaprylic/Capric TriglycerideCetearyl AlcoholGlycerinPropanediolKaolinCetyl AlcoholGlyceryl StearateDipropylene GlycolWater (Glacier Water)1,2-HexanediolSqualaneHydrolyzed Hyaluronic AcidCeramide 3Olea Europaea (Olive) Fruit OilAllantoinDecyl CocoateMicrocrystalline CelluloseZea Mays (Corn) StarchCetearyl GlucosideSucrosePotassium Cetyl Phosphate, Carbomer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Hydroxypropyl Methylcellulose, Tocopheryl Acetate, Xanthan Gum, Mannitol, Magnesium Aluminum Silicate, Titanium Dioxide (Ci 77891), Ultramarines (Ci 77007), Iron Oxides (Ci 77492), Chromium Hydroxide Green (Ci 77289), Iron Oxides (Ci 77499), Iron Oxides (Ci 77491), Fragrance,

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Cake My Day Hydrating Sprinkle Wash Off Mask

2,900 ALL 3,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI