Nëse po kërkoni për një serum i cili ka efekt të menjëhershëm shkëlqyes dhe zbardhues në lëkurë I DEW CARE Bright Side Up Brightening Vitamin C Serum është zgjidhja e duhur! Ky serum falë konsistencës së tij të lehtë e cila vjen në këtë formulim e përmirësuar, arrin të përthithet menjëherë nga lëkura. Por çfarë ka të veçantë përbërja e këtij serumi? Ky serum është i formuluar me 7% vitaminë C (Ethyl Ascorbyl Ether), e cila njihet si forma më e stabilizuar e vitaminës C dhe ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës, rrit shkëlqimin dhe njëtrajtëson menjëherë tonin e saj. Nga ana tjetër formulimi i këtij serumi me vitaminë E dhe 2% vitaminë B5, mundëson hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës duke forcuar barrierën mbrojtëse. Ky serum gjithashtu përmban 2% vitaminë B3 (niacinamide), të cilat arrijnë të dyfishojnë efektet e vitaminës C në lëkurë, duke ushqyer këtë të fundit, pa e tharë aspak! Gjithashtu nëse dëshironi t’i adresoheni shenjave të moshës ky serum është i duhuri! Sepse nxit lëmimin dhe elasticitetin e lëkurës. Ky serum përmban gjithashtu ekstrakt të frutit Grapefruit, i cili njihet për vetitë e tij të fuqishme antioksiduese. Sipas një studimi të kryer në 22 femra të moshës 20-39 vjeç, ky serum rezultoi se që në aplikimin e parë arrin t’i ofrojë lëkurës shkëlqim të menjëhershëm dhe njëtrajtësim të tonit. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e këtij serumi ka certifikatë vegane & e patestuar në kafshë. Gjithashtu hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, silikon, sulfate.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*30ml

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

7% derivat të vitaminës C (Ethyl Ascorbyl Ether), vitaminë E, vitaminë B5, niacinamide, ekstrakt Grapefruit

Lista e plotë e përbërësve

Water3-O-Ethyl Ascorbic AcidDipropylene GlycolButylene GlycolEthoxydiglycol1,2-HexanediolNiacinamidePanthenolTocopherolCitrus Paradisi (Grapefruit) Fruit ExtractC12-14 Pareth-12Pentylene GlycolSodium Polyacryloyldimethyl TaurateXanthan GumCarbomerTromethamineEthylhexylglycerinAdenosineGlycerinDipotassium GlycyrrhizateCyanocobalaminPolyglyceryl-10 OleateSodium PhytateHydrogenated LecithinFragrance(Parfum).

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Bright Side Up Brightening Vitamin C Serum

3,300 ALL 3,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI