Nëse jeni në kërkim të një pastruesi ujor në trajtë shkume, që paston thellësisht lëkurën, por pa e irrituar atë, atëherë me shumë bindje, i duhuri është: I DEW CARE Clean Zit Away Acne Foam Cleanser. I formuluar me 1,5% acid salicilik, ky larës eksfolion dhe zhbllokon poret duke hequr të gjitha qelizat e vdekura të lëkurës. Gjithashtu zvogëlon pikat e zeza dhe parandalon shpërthimet e ardhshme akneike. Ndërsa, formulimi me ekstrakt të lëvozhgës së agrumeve Unshiu, ndihmon në zbutjen e lëkurës së prirur ndaj akneve dhe forcon barrierën e lëkurës. Nga ana tjetër, përmbajtja me ekstrakt të gjethes së pemës së çajit (super qetësuese), ndihmon në qetësimin e lëkurës duke e mbajtur atë të lëmuar dhe më të pastër! Përbërësi “tea tree” njihet për efektet e tij detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, e bëjnë këtë larës të sigurtë edhe për lëkurën hipersensitive.

Ky larës përshtatet për personat që:

- dëshirojnë t'i adresohen trajtimit të akneve;

- janë në moshën e adoleshencës dhe kanë mbiprodhim të sebumit;

- kërkojnë një eksfolim të butë të lëkurës;

- kanë akne & lëkurë sensitive

E gjithë formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka certifikatë: “VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE”.

*150ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

Përbërësit "magjik"

1,5% acid salicilik, ekstrakt i lëvozhgës së agrumeve Unshiu, ekstrakt i gjethes së pemës së çajit

Lista e plotë e përbërësve

Salicylic Acid 1.5%, Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Disodium Cocoamphodiacetate, Methylpropanediol, Lauryl Hydroxysultaine, Sodium Chloride, Sodium Cocoyl Alaninate, Coco-Betaine, Tromethamine, Acrylates Copolymer, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Citric Acid, Hexylene Glycol, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, 1,2-Hexanediol, Fructooligosaccharides, Butylene Glycol, Beta-Glucan, Hydrogenated Lecithin, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Propanediol, Citrus Unshiu Peel Extract,

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Clean Zit Away Acne Foam Cleanser

1,700 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI