Kur zgjidhni produkte për të adresuar problematika të tilla si: fryrja nën sy, rrathët e errët dhe linjat e imëta, është e rëndësishme të blini produkte të krijuar posaçërisht për zonën poshtë syve. Të tilla janë maska I DEW CARE Starlit Kitten Brightening Hydrogel Eye Patch, maska njëpërdorimshe të formësuara që përshtaten në zonën delikate rreth syve. Formula e tyre shkëlqyese ka një aromë lulesh, myshku, e mbushur me pluhur të vërtetë xhevahiri për një pamje më të gjallë dhe të zgjuar dhe plot shkëlqim! Pluhuri xhevahiri (pluhur safiri dhe jade, ekstrakt ametisti), ndihmon në zbutjen e pamjes së zonës nën sy, përmirëson pamjen e rrathëve të errët dhe siguron shkëlqim në zonë. Nga ana tjetër kafeina: ndihmon në përmirësimin e mikroqarkullimit për lëkurë më të shndritshme dhe reduktim të fryrjes. Gjithashtu, formulimi me niacinamide dhe acid hialuronik do të ndihmojnë në reduktimin e pamjes së linjave të imta dhe rrudhave. Këto Eye Patch shkëlqyese do t'i shtojnë verbim dhe shkëlqim rutinës suaj të kujdesit për zonën nën sy!

E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE

*3.2g/ 0.11 oz 

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.

Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave

Përbërësit "magjik"

Pluhur xhevahiri (pluhur safiri dhe jade, ekstrakt ametisti), kafeinë, niacinamide dhe acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, GlycerinDipropylene GlycolNiacinamideCeratonia Siliqua (Carob) GumChondrus Crispus PowderErythritolHydroxyacetophenoneChondrus Crispus ExtractPanthenolCellulose GumPolyglyceryl-10 LaurateCalcium Aluminum BorosilicateCaprylyl GlycolAlginPotassium ChlorideTitanium Dioxide(Ci 77891)SucroseSilicaDextrinCaffeinePropanediolButylene GlycolMicaPantolactoneIndigofera Tinctoria Leaf ExtractTin OxideDipotassium GlycyrrhizateCentella Asiatica ExtractBenzyl GlycolHydrolyzed GlycosaminoglycansSodium HyaluronateSodium Hyaluronate CrosspolymerDiamond PowderNephrite PowderSapphire PowderAmethyst Extract1,2-HexanediolHydrolyzed Hyaluronic AcidEthylhexylglycerinHydroxypropyltrimonium HyaluronateAcetyl Tetrapeptide-5Platinum PowderHyaluronic AcidSodium Acetylated HyaluronateDisodium EdtaFragrance,

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Starlit Kitten Brightening Hydrogel Eye Patch

1,500 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI