HUXLEY Secret Of Sahara Body Oil: Moroccan Gardener, një vaj i lehtë që e lë lëkurën të butë, të lëmuar dhe me aromë delikate. I frymëzuar nga kopshi ekzotike të Marokut me nota gjethesh jeshile, jasemini, trëndafili dhe myshku i bardhë, të cilët ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit mes mendjes e trupit dhe japin energji pozitive! Nga ana tjetër, formulimi i tij krijon një shtresë mbrojtëse hidratuese me përzierjen eksperte të vajrave duke përfshirë vajin e farës së kaktusit të dardhës me gjemba, vajin e bajames së ëmbël, vajin e farës së lulediellit, vajin e trëndafilit dhe vajin e farës së çajit jeshil. Që në përdorimin të parë të këtij vaji, lëkurën do ta ndjeni të butë dhe me një shkëlqim rrezatues! Shijoni efektet e këtij locioni për një kohë më të gjatë, duke e kombinuar me:Huxley Body Wash dhe Lotion.

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificialë.

 *100ml

Aplikojeni butësisht në lëkurë të njomë, me lëvizje rrethore që ngjiten lart. Kështu, stimulohet drenimi limfatik, që pastron trupin nga toksinat.

Përbërësit "magjik"

vajin i farës së kaktusit të dardhës me gjemba, vaj i bajames së ëmbël, vaj i farës së lulediellit, vaj i trëndafilit dhe vaj i farës së çajit jeshil.

Lista e plotë e përbërësve

PALMITATE, DIISOPROPYL ADIPATE, PARFUM/FRAGRANCE, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, OPUNTIAFICUS-INDICA STEM EXTRACT, CAMELLIA SINENSIS SEED OIL, ROSA CANINA FRUIT OIL, LIMNANTHES ALBA (MEADOWFOAM) SEED CIL, OPUNTIA FICUS-INDICA SEED OIL, HELIANTHUS ANNUIS (SUNFLOWER) SEED OIL, GLYCERYL CAPRYLATE, PENTAERYTHRITYL TETRA-DI-T-BUTYL HYDROXYHYDROCINNAMATE, BISABOLOL, TOCOPHERYL LINOLEATE-1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GOYCOL, ETHYLHEXYLGLYCERIN, AMYL CINNAMAL, EUGENOL, BENZYL SALICYLATE, CITRONELLOL, HEXYL CINNAMAL LIMONENE

Huxley është një firmë për përkujdesjen e lëkurës, që prioritet kryesor ka vlerën natyrale të lëkurës. Ofron zgjidhje për lëkurën që vuan nga elementë të dëmshëm të mjedisit dhe nga stresi i zonave urbane. Përbërësi kyç është vaji organik i farës së fikut të detit Saharian, që kultivohet në Marok. I zgjedhur me kujdes, i mbledhur me dorë dhe i shtypur në të ftohtë, ky përbërës i veçantë është i pasur në antioksidantë, është shume ushqyes dhe njihet për vetitë antiage. Huxley qëndron për bukurinë e vertetë.

HUXLEY Secret Of Sahara Body Oil: Moroccan Gardener

3,200 ALL 4,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI