HINCE True Dimension Radiance Balm

3,300.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 13 dhe Shkurt 14.

HINCE True Dimension Radiance Balm është një nga produktet më të kërkuara dhe më të famshme aktualisht në Korenë e Jugut! Ky produkt inovativ ka fituar çmimin prestigjioz Glowpick Awards në vitet 2021, 2023 dhe 2024, duke u vlerësuar si highlighter-i dhe kremi më i mirë në treg. I krijuar për të sjellë atë shkëlqim natyral dhe të hidratuar që karakterizon lëkurën e grave koreane, ky balm shumëfunksional është perfekt për një pamje të freskët dhe plot jetë. Formula e tij e veçantë ofron një teksturë kremoze dhe të lehtë që shkrihet menjëherë me lëkurën, duke i dhënë një shkëlqim të butë dhe elegant. Mund të përdoret si highlighter për të theksuar mollëzat, si blush për një pamje të freskët, si hije sysh për një pamje me shkëlqim dhe si balm për buzët, duke i dhënë atyre hidratim dhe një shkëlqim të butë. Përveç efektit të mrekullueshëm estetik, formula e tij përmban përbërës të pasur që ndihmojnë në hidratimin dhe ushqimin e lëkurës, duke e lënë atë të butë dhe me një pamje rinore. Duke qenë në formë stick-u, është lehtësisht i riaplikueshëm kurdoherë dhe kudo të ndodheni, në makinë, në zyrë, teksa konsumoni në kafe etj.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*Ndryshimi i temperaturës mund të shkaktojë ndryshim të konsitencës në pjesën e sipërme të tij, por kjo nuk ndikon aspak në cilësinë e produktit.

*10gr

Mund t'a aplikoni para ose pasi të kryeni makeup.

Gjithashtu këtë balm mund t'a aplikoni mbi buzë në rast se i ndjeni të thata, në faqe duke krijuar një efekt shkëlqyes (highlight).

Lista e plotë e përbërësve

DIISOSTEARYL MALATE, OCTYLDODECANOL, POLYBUTENE, POLYETHYLENE, MICA, MICROCRYSTALLINE WAX, VP/EICOSENE COPOLYMER, PENTAERYTHRITYL TETRA-DI-t-BUTYL HYDROXYHYDROCINNAMATE, TIN OXIDE, SQUALANE, CARTHAMUS TINCTORIUS (SAFFLOWER) SEED OIL, TITANIUM DIOXIDE (CI 77891), IRON OXIDES (CI 77491)

Shpërndani

3,300.00 ALL