HEIMISH Watermelon Moisture Soothing Gel Cream është krem hidratues në trajtë xheli i cili ofron freski të menjëhershme në lëkurë. Ky krem hidratues është i formuluar me një "kokteil" përbërësish qetësues dhe hidratues, si: shalqiri, aloe vera, keramide dhe glicerinë. Kombinimi i këtyre përbërësve së bashku ofron qetësim, freski dhe hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës. Nga ana tjetër ky krem mundëson edhe qetësim të irritimeve të lëkurës me tendencë akneike. Arrin të forcojë barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e mbrojtur këtë të fundit nga radikalet e lira apo agjentët e jashtëm mjedisorë. Gjithashtu nëse skuqja është një problematikë e vazhdueshme e lëkurës suaj, ka ardhur momenti t'i jepni një shans kremit HEIMISH Watermelon Moisture Soothing Gel Cream. Ky krem mund të përdoret edhe si një trajtim pas qëndrimit në diell "aftersun", gjatë ditëve të nxehta me diell. 

*110ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

shalqi, aloe vera, keramide dhe glicerinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Citrullus Lanatus (Watermelon) Fruit Extract, Glycerin, Dimethicone, Butylene Glycol, Phenyl Trimethicone, Sorbitol, Moringa Oleifera Seed Oil, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Hydrangea Macrophylla Leaf Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Ceramide 3, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Coptis Japonica Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Phytosphingosine, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Tocopherol, Hydrogenated Lecithin, 1,2-Hexanediol, Trehalose, Hydroxyacetophenone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Caprylyl Glycol, Octyldodecanol, Oleyl Alcohol, Glycine Soja (Soybean) Sterols, Disodium EDTA

Marka koreane Heimish është lançuar në vitin 2016 me produktet e kujdesit të lëkurës dhe ato kozmetike. Slogani i tyre është "Vlera më e madhe krijohet nga "normalja" dhe bukuria është brenda secilit prej nesh, jo nga zbukurimet e tepërta". Produkti më i shitur i markës është balmi pastrues HEIMISH All Clean Balm falë të cilit ju mund të pastroni thellësisht lëkurën, qelizat e vdekura të lëkurës dhe pikat e zeza menjëherë. 

HEIMISH Watermelon Moisture Soothing Gel Cream

2,700 ALL 3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI