Fondatinat kompakte cushion janë vërtet një gjetje inovative nga K-Beauty. HEIMISH Velvet Cover Cushion SPF50+ PA++++ është fondatinë cushion e cila ofron mbulim të plotë në lëkurë duke lënë një pamje "velvet" shumë të përsosur pa krijuar aspak tharje. Ka disa arsye pse kjo fondatinë është shumë e preferuar nga komuniteti i K-Beauty.
- Tekstura që kjo fondatinë lë në fund si velvet, ofron mbulim të plotë dhe e bën makeup-in tuaj të qëndrojë perfekt në lëkurë pa krijuar aspak tharje.
- Ka rezistencë të lartë ndaj ujit dhe djersitjes.
- Ka në përmbajtjen e saj pluhur me porozitet të dyfishtë, që mban në kontroll sebumin dhe tkurr poret për një përfundim të butë dhe të mëndafshtë.
- Mbulon poret dhe njollat.
- Mban lagështinë në thellësi të shtresave të lëkurës falë formulimit me moringa ekokeramide.
- Vetëm me një prekje, siguron mbulim të plotë dhe qëndrueshmëri.
Përveç këtyre kjo fondatinë kompakte cushion është e formuluar me filtra mbrojtës fizik SPF50+ PA++++, për të ofruar mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të dëmshme të diellit UV. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, dhe për të gjithë ata që dëshirojnë një përfundim gjysmë mat.
*Nuanca 23 Cover Beige
*13gr (2x)
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
filtra fizik SPF50+ PA++++, ekokeramide, adenosine, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Titanium Dioxide, Methyl Trimethicone, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Dimethicone, Ethylhexyl Salicylate, Butylene Glycol, Caprylyl Methicone, Trisiloxane, Lauryl PEG-10 Tris(Trimethylsiloxy)silylethyl Dimethicone, Zinc Oxide, Niacinamide, Octocrylene, Silica, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Isododecane, Sodium Chloride, Acrylates/Polytrimethylsiloxymethacrylate Copolymer, Disteardimonium Hectorite, Caprylic/Capric Glycerides, Sorbitan Sesquioleate, Palmitic Acid, Triethoxycaprylylsilane, Aluminum Hydroxide, Stearic Acid, Silica Silylate, Dimethicone Crosspolymer, Myristic Acid, Tocopherol, Moringa Oleifera Seed Oil, Oleyl Alcohol, Octyldodecanol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Candida bombicola/Glucose /Methyl Rapeseedate Ferment, Glycine Soja (Soybean) Sterols, Phytosphingosine, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Glycerin, Adenosine, Fragrance, Limonene, Linalool, Butylphenyl Methylpropional, Benzyl Salicylate, Hexyl Cinnamal, Iron Oxides (CI 77492), Iron Oxides (CI 77491), Iron Oxides (CI 77499)
Marka koreane Heimish është lançuar në vitin 2016 me produktet e kujdesit të lëkurës dhe ato kozmetike. Slogani i tyre është "Vlera më e madhe krijohet nga "normalja" dhe bukuria është brenda secilit prej nesh, jo nga zbukurimet e tepërta". Produkti më i shitur i markës është balmi pastrues HEIMISH All Clean Balm falë të cilit ju mund të pastroni thellësisht lëkurën, qelizat e vdekura të lëkurës dhe pikat e zeza menjëherë.