HEIMISH Moringa Ceramide BB Cream SPF30 PA++

2,800.00 ALL 1,600.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 07 dhe Prill 08.

Nuanca

HEIMISH Moringa Ceramide BB Cream SPF30 PA++ është BB Cream më i fundit i futur në koleksionin KORAL SECRETS! Formula e tij unike vjen me 3 funksione kryesore në lëkurë, si: hidratim të thellë, mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit dhe njëtrajtësim të tonit të lëkurës. Formulimi i këtij kremi me moringa keramide përveç hidratimit siguron edhe ngjitje shumë efektive në lëkurë, duke e bërë këtë BB Cream njësh me lëkurën. Ky BB cream ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës duke bërë të mundur mbulimin e njollave, falë konsistencës së mëndafshtë prej të cilës është i formuluar. Niacinamidet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në përbërjen e këtij BB Cream-i sepse nuk lejojnë bllokimin e poreve dhe mundësojnë tkurrjen e tyre. Ndërsa formulimi me adenosine dhe tocopherol mbajnë në kontroll shenjat e moshës. Sapo të aplikohet në lëkurë, ky krem arrin të ofrojë pamjen e një makeup-i shumë natyral. Për më tepër ofron mbrojtje me filtra mbrojtës fizik SPF30 PA++ ndaj rrezeve të dëmshme UV të diellit. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

*30gr

Shpërndani