-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
HARUHARU WONDER Black Rice Bakuchiol Eye Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 26 dhe Prill 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
HARUHARU WONDER Black Rice Bakuchiol Eye Cream është zgjidhja ideale për kujdesin e zonës delikate rreth syve. Me një formulë të pasur, të bazuar në përbërës natyralë dhe shumë efektivë, ky krem adreson katër nga shqetësimet më të zakonshme që prekin këtë zonë: rrudhat, vijat e holla, rrathët e errët dhe ënjtjet. Sekreti i formulës qëndron në kombinimin e orizit të zi të fermentuar (0.2%), Bakuchiol-it dhe rrënjës së Ginsengut të Kuq. Orizi i zi, një antioksidant i fuqishëm, hidraton në thellësi dhe mbron lëkurën nga plakja e parakohshme. Bakuchioli, një alternativë natyrale ndaj retinolit, është i njohur për efektet e tij rigjeneruese, stimulon prodhimin e kolagjenit, përmirëson elasticitetin dhe tonin e lëkurës, pa shkaktuar irritim. Rrënja e Ginsengut të Kuq ka veti të fuqishme antioksiduese dhe hidratuese, duke ndihmuar lëkurën të ruajë lagështinë dhe të forcojë barrierën natyrale mbrojtëse. Nga ana tjetër, niacinamidet në formulë ndihmojnë në ndriçimin e zonës rreth syve dhe zbusin dukshëm rrathët e errët dhe shenjat e lodhjes. Ndërkohë, adenosina jep një shtysë të fuqishme në luftën kundër shenjave të moshës, duke e bërë lëkurën më të tonifikuar, më të butë dhe më rrezatuese. Kremi ka një teksturë të butë si qumështi që përthithet shpejt dhe e bën lëkurën tuaj të ndjehet e butë dhe e shndritshme, menjëherë pas aplikimit. Ky krem përveçse për zonën rreth syve mund të përdoret edhe në të gjitha zonat e tjera ku mund të shfaqen rrudhat duke arritur t'i përmirësoje dukshëm ato, si: te balli, anash buzëve, te qafa etj. Studimet kanë treguar në vetëm 4 javë përdorim do të arrini rezultate të dukshme! Këshillohet të përdoret vetëm në mbrëmje, dhe në mëngjes të shoqërohet gjithmonë me krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.
Produkti është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën.
*30ml
Kremi të përdoret në rutinën e mbrëmjes në hapin e fundit të saj, duke e sugjeruar pas tonerit, serumit dhe kremit hidratues të natës. në zonën rreth syve niseni aplikimin nga cepi i syrit duke e masazhuar lehtësisht. Nëse është hera e parë që e përdorni retinol, sugjerohet të niset dalëngadalë, duke e filluar 1 herë në javë derisa lëkura të mësohet dhe më pas me një frekuencë të përditshme. Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me acide eksfoliuese (AHA, BHA, PHA, LHA etj,.). Gjithmonë në mëngjes të shoqërohet me krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.
Përbërësit "magjik"
0.2% oriz i zi, bakuchiol, niacinamide, ekstrakt nga rrënja e ginsengut të kuq, adenosinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Cetyl Alcohol, Cetearyl Alcohol C14-22 Alcohols, Bakuchiol, Stearyl Alcohol, Carbomer, Cetearyl Glucoside, Tromethamine, Butylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Cetyl Palmitate, C12-20 Alkyl Glucoside, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sorbitan Palmitate, Sorbitan Olivate, Polyisobutene, Myristyl alcohol, Phyllostachys Pubescens Shoot Bark Extract, Zanthoxylum, Piperitum Fruit Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Aspergillus ferment, Ethylhexylglycerin, Panax Ginseng Root Extract, Cydodextrin, Adenosine, Lauryl Alcohol, Sodium Hyaluronate, Disodium EDTA, Capryly/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Glucose, Wheat, Amino Acids, Natto Gum, Pentylene Glycol, Madecassoside
HARUHARU WONDER është një markë koreane e kujdesit për lëkurën, e themeluar me qëllimin për të ofruar zgjidhje të përditshme për kujdesin e lëkurës duke përdorur përbërës natyralë dhe inovativë. Emri "Haruharu" në koreanisht do të thotë "çdo ditë", duke reflektuar qëllimin e markës për të përmirësuar cilësinë e lëkurës çdo ditë. Marka është veçanërisht e njohur për linjën e saj të produkteve të bazuara në ekstrakte të orizit të zi, të cilat janë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes të cilët ndihmojnë në rigjenerimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Një nga produktet më të njohura është "Black Rice Hyaluronic Toner," i cili kombinon fuqinë e orizit të zi me acidin hialuronik për të ofruar hidratim të thellë dhe përmirësim të elasticitetit të lëkurës. HARUHARU WONDER përpiqet të jetë një markë ekologjike dhe e qëndrueshme. Paketimi i produkteve është dizajnuar për të qenë miqësor me mjedisin dhe për të reduktuar mbeturinat. Marka gjithashtu është e përkushtuar të përdorë përbërës të pastër dhe të sigurta për lëkurën, duke shmangur kimikatet e dëmshme dhe substancat sintetike që mund të shkaktojnë irritime ose alergji. Një tjetër aspekt dallues i HARUHARU WONDER është përqendrimi i saj në shkencën dhe inovacionin. Ata përdorin teknologji të avancuara për të maksimizuar efektivitetin e përbërësve natyralë dhe për të zhvilluar formula unike që ofrojnë rezultate të dukshme. Kjo përfshin përdorimin e metodave të fermentimit për të rritur biodisponibilitetin dhe përthithjen e përbërësve aktivë në lëkurë. Përveç përbërësve të fuqishëm dhe formulave inovative, HARUHARU WONDER gjithashtu thekson rëndësinë e përvojës së përdoruesit. Produktet e tyre kanë tekstura të këndshme dhe aroma natyrale që e bëjnë rutinën e kujdesit për lëkurën një moment të këndshëm dhe relaksues në ditën tuaj.
Customer Reviews
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE