Nëse kërkoni një locion të lehtë dhe efektiv për të trajtuar hiperpigmentimin dhe njollat kafe, HADA LABO Shirojyun Arbutin Whitening Lotion është zgjidhja ideale. Ky produkt përmban arbutinë, e cila redukton sekretimin e melaninës, duke ndriçuar në mënyrë të dukshme lëkurën. Përveç kësaj, vitamina C në formulë ndihmon në zbehjen e njollave dhe tkurrjen e poreve. Ndërsa, acidi hialuronik përveç hidratimit të thellë, do të forcojë barrierën natyrale të lëkurës duke e mbrojtur atë nga dëmtimet e radikaleve të lira apo agresorëve të jashtëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me tendencë hiperpigmentimi.

*170ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, mund ta përdorni në vend të tonerit ose të esencës. Merrni një sasi të vogël në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

arbutinë, vitaminë C, acidi hialuronik, 

Lista e plotë e përbërësve

vitamin E, DPG, BG, xanthan gum, sorbitol solution, POP methyl glucoside, coix seed fermentation liquid, Na-2 hyaluronate, sodium citrate, concentrated glycerin, sodium citrate *2 types of hyaluronic acid, VP / styrene copolymer emulsion, Tranexamic acid, diglycerin, sugar squalane, paraben, coix nin extract (coix seed) Extract), yoquinin extract (hattomugi extract), POE hydrogenated castor oil, allantoin Hydrolyzed hyaluronic acid* (nanoized hyaluronic acid), xanthan gum * Two types of hyaluronic acid, hydrolyzed hyaluronic acid (nano-sized hyaluronic acid), Mg vitamin C phosphate, hyaluronic acid Na-2*, TEA, tri(caprylic/capric) glyceryl, anhydrous citric acid, phenoxyethanol, POE laurate (20) sorbitol, citric acid, benzoate, edetate, vitamin C Mg phosphate (vitamin C derivative), Carboxyvinyl polymer

 

HADA LABO është një markë japoneze e famshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, që u krijua në vitin 2004 nga Rohto Pharmaceutical. Që në themelimin e saj, marka u përpoq të promovojë një qasje të re dhe më të thjeshtë në Industrinë e Bukurisë, duke larguar elementët shtesë të panevojshëm si ngjyruesit, aromat apo vajrat mineralë. HADA LABO është e njohur për produktet me përmbajtje të përqëndruar të llojeve të ndryshme të acidit hialuronik. Shembulli më i mirë është linja "Goku-jyun" dhe dy produktet e saj më të shitura, Goku-jyun Hyaluronic Acid Face Foam dhe Goku-jyun Hyaluronic Acid Lotion që janë përzgjedhur me shumë dashuri nga Koral Secrets. Në vitin 2005, marka ndryshoi paketimin dhe kaloi nga materiali i qelqit në shishe plastike dhe filloi të ofronte produkte në versionin me qese për rimbushje. Ndërsa në Nëntor 2019, HADA LABO vendosi që të gjitha paketimet e linjave “Gokujyun” të bëheshin me materiale me prejardhje nga bimët.

HADA LABO Shirojyun Arbutin Whitening Lotion

1,500 ALL 2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI