HADA LABO Gokujyun Hyaluronic Acid Cream, i njohur gjithashtu si HADA LABO Gokujyun Hydrating Cream, është një krem unik i markës japoneze HADA LABO, i cili ofron hidratim të thellë dhe afatgjatë. I formuluar me 4 lloje acidesh hialuronike: acid hialuronik të hidrolizuar, acid hialuronik Acetylated Na (super hyaluronic acid), acid hialuronik Na, dhe acid hialuronik të fermentuar me veti anti-inflamatore, ky krem përmirëson ndjeshëm hidratimin dhe ndihmon në forcimin e barrierës natyrale mbrojtëse të lëkurës. Çdo acid ka madhësi të ndryshme molekulare, duke mundësuar depërtimin në shtresa të ndryshme të lëkurës. Me një teksturë të lehtë, por shumë të përqendruar, ky krem është ideal edhe për lëkurën më të dehidratuar, duke i dhënë freski dhe butësi të menjëhershme.
*50gr
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, mund ta përdorni në vend të tonerit ose të esencës. Merrni një sasi të vogël në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik i hidrolizuar, acid hialuronik Acetyl Na (super hyaluronic acid), acid hialuronik Na, acidin hialuronik të fermentuar
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, PPG-10 Methyl Glucose Ether, Methylparaben, Disodium Succinate, Sodium Hyaluronate, Methyl Hydroxyethylcellulose, Succinic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate
HADA LABO është një markë japoneze e famshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, që u krijua në vitin 2004 nga Rohto Pharmaceutical. Që në themelimin e saj, marka u përpoq të promovojë një qasje të re dhe më të thjeshtë në Industrinë e Bukurisë, duke larguar elementët shtesë të panevojshëm si ngjyruesit, aromat apo vajrat mineralë. Hada Labo është e njohur për produktet me përmbajtje të përqëndruar të llojeve të ndryshme të acidit hialuronik. Shembulli më i mirë është linja "Goku-jyun" dhe dy produktet e saj më të shitura, Goku-jyun Hyaluronic Acid Face Foam dhe Goku-jyun Hyaluronic Acid Lotion që janë përzgjedhur me shumë dashuri nga Koral Secrets. Në vitin 2005, marka ndryshoi paketimin dhe kaloi nga materiali i qelqit në shishe plastike dhe filloi të ofronte produkte në versionin me qese për rimbushje. Ndërsa në Nëntor 2019, Hada Labo vendosi që të gjitha paketimet e linjave “Gokujyun” të bëheshin me materiale me prejardhje nga bimët.