-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
GOODAL Ice Heartleaf Hyaluron Soothing Jelly Mask (1pc.)
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Kur lëkura ndjehet e mbingarkuar nga nxehtësia, stresi apo skuqjet e papritura, GOODAL Ice Heartleaf Hyaluron Soothing Jelly Mask ofron një zgjidhje të menjëhershme me ndjesinë e saj të freskët si akull. E krijuar posaçërisht për të qetësuar dhe rifreskuar lëkurën sensitive, kjo maskë ul temperaturën e sipërfaqes së lëkurës dhe ndihmon në lehtësimin e skuqjeve dhe irritimeve që vijnë si pasojë e ndotjes, ekspozimit ndaj diellit apo tendencës akneike. Formula e saj hidratuese përbëhet nga 11 lloje acid hialuronik të kombinuar me panthenol, i cili vepron si një balsam për lëkurën e irrituar, dhe 5 lloje ceramidesh që riparojnë barrierën mbrojtëse të saj, duke ofruar një hidratim 10-shtresor dhe parandaluar humbjen e ujit. Pika më e veçantë e kësaj formule është përmbajtja e ekstraktit të Heartleaf (Houttuynia cordata), i përftuar përmes një procesi të avancuar ngrirjeje nga zona e pastër Jeju Udo, i cili ruan të gjitha vetitë natyrale anti-inflamatore dhe qetësuese të bimës. I përshtatshëm për përdorim të rregullt ose si ndihmë emergjente pas ditëve të vështira për lëkurën, kjo maskë i jep fytyrës një pamje të freskët, të pastër dhe të hidratuar në thellësi, pa ndjesi ngjitjeje apo rëndese. Kjo maskë është e përshtatshme për ata që kanë lëkurë të ndjeshme ose me tendencë akneike, si dhe për këdo që kërkon një ndihmë të shpejtë kundër skuqjeve dhe dehidratimit.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.
*27ml
*1copë
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
11 lloje acid hialuronik, panthenol, 5 lloje ceramidesh, ekstrakt nga bima Heartleaf (Houttuynia cordata),
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Houttuynia Cordata Extract (301ppm), Sodium Hyaluronate (100.1ppm), Saccharomyces Ferment Filtrate, Chamaecyparis Obtusa Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Vincetoxicum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid (0.15ppm), Hyaluronic Acid (0.1ppm), Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Centella Asiatica Leaf Extract, Chrysanthemum Zawadskii Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Portulaca Oleracea Extract, Glycerine, Erythritol, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Propanediol, Allantoin, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Isostearate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Oleate, Sodium Phytate, Sorbitol, Pentylene Glycol, Methyl Diisopropyl Propionamide, Beta-Glucan, Albatrellus Confluens (Mushroom) Extract, Hyaluronic Acid/Polyisopropylacrylamide Copolymer (1ppm), Glyceryl Caprylate, Dimethylsilanol Hyaluronate (0.15ppm), Hydrolyzed Sodium Hyaluronate (0.15ppm), Potassium Hyaluronate (0.1ppm), Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate (0.08ppm), Sodium Hyaluronate Crosspolymer (0.08ppm), Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol (0.05ppm), Sodium Acetylated Hyaluronate (0.04ppm), Ectoin, Panthenol, Hydrogenated Lecithin, Stearic Acid, Ceramide NP, Ceramide NS, Cholesterol, Phytosphingosine, Ceramide AP, Ceramide AS, Ceramide EOP, Carbomer, Caffeine, Xanthan Gum, Cetearyl Alcohol
GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE