GOODAL Green Tangerine Vita C Eye Gel Patch janë maska patch njëpërdorimshe, për zonën rreth syve, pjesë e linjës Green Tangerine Vita C, nga marka GOODAL. Nëse ju nevojitet t'i ofroni syve tuaj, hidratim, shkëlqim, dhe të forconi barrierën mbrojtëse të tyre, këto maska janë zgjidhje për ju! Të gjitha këto përfitime në lëkurë, ua ofron ekstrakti green tangerine, i cili përmban 10 herë më shumë vitaminë C! Ky përbërës i kombinuar me niacinamide dhe adenosine do të zbehë rrathët e zinj rreth syve, si dhe do t'ju ofrojë atyre butësi që me aplikimin e parë. Maskat eksfoliojnë butësisht lëkurën dhe ndihmojnë në minimizimin e vijave të holla dhe rrudhave, duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës. Sipas një studimi klinik do të nevojiten vetëm 6 javë përdorimi për të parë rezultate të mahnitshme, duke ju thënë lamtumirë njëherë e mirë rrathëve të zinj. 

Formula e tyre është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.

*60 maska njëpërdorimshe

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 5 minuta (Mund t'i mbani edhe më shumë nëse dëshironi). Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt green tangerine, niacinamide, acid hialuronik, arbutine, adenosine, tocopherol

Lista e plotë e përbërësve

Water,Glycerin,Niacinamide,Carrageenan,Ceratonia Siliqua (Carob) Gum,1,2-Hexanediol,Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum,Glucomannan,Hydroxyacetophenone,Calcium Chloride,Allantoin,Chlorphenesin,Propanediol,Polyglyceryl-10 Laurate,Potassium Chloride,Pentylene Glycol,Sucrose,Calcium Lactate,Adenosine,Pinus Sylvestris Leaf Extract,Ethylhexylglycerin,Dipotassium Glycyrrhizate,Disodium EDTA,Melia Azadirachta Flower Extract,Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil,Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract,Citrus Tangerina (Tangerine) Extract,Melia Azadirachta Leaf Extract,Ascorbyl Glucoside,Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract,Ocimum Sanctum Leaf Extract,Potassium Hydroxide,Butylene Glycol,Corallina Officinalis Extract,Citrus Limon (Lemon) Peel Oil,Arbutin,Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil,Cananga Odorata Flower Oil,Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil,Eucalyptus Globulus Leaf Extract,Tocopherol,Hyaluronic Acid,Hydrolyzed Hyaluronic Acid,Sodium Hyaluronate

GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”

GOODAL Green Tangerine Vita C Eye Gel Patch

1,900 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI