-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
GOODAL Green Tangerine Vita C Dark Spot Care Serum Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 03 dhe Tetor 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Nëse keni provuar serumin GOODAL Green Tangerine Vita C Dark Spot Serum , atëherë do të mahniteni nga kjo maskë njëpërdorimshe, e cila përmban të njëjtën formulë të fuqishme si serumi, madje në sasi të barabartë me një shishe të plotë. Maska ofron të gjitha përfitimet e serumit, por me një efekt më të përshpejtuar falë përthithjes së menjëhershme dhe të plotë nga lëkura. Kjo maskë ndihmon në zbehjen e njollave kafe, hiperpigmentimit të shkaktuar nga rrezet e dëmshme të diellit, shenjat pas akneve dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në çrregullimin e tonit të lëkurës. Përveç vetive të fuqishme ndriçuese dhe hidratimit të thellë, maska është krijuar me një pëlhurë të veçantë prej fibre tencel (lyocell) një material inovativ i cili siguron përthithjen 100% të esencës nga lëkura, duke e bërë këtë trajtim jo vetëm efektiv, por edhe një përvojë luksoze për kujdesin e përditshëm. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me tendencë hiperpigmentimi.
*28gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt Green tangerine, acid askorbik, niacinamide, tocopherol, adenosine, arbutin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Niacinamide, Methylpropanediol, Diglycerin, Hydroxyacetophenone, Carbomer, Citrus Tangerina (Tangerine) Extract, Allantoin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Caffeine, Tromethamine, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Glycerin, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Adenosine, Hydrolyzed Jojoba Esters, Sodium Hyaluronate, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Arbutin, Ascorbyl Glucoside, Disodium EDTA, Althaea Rosea Flower Extract, Acacia Senegal Gum, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Maltodextrin, Saccharide Hydrolysate, Ascorbic Acid (Vitamin C), Sodium Carbonate, Tocopherol (Vitamin E), Xanthophyll
GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE